Fill pas lançimit të këngës “Columbiana” në bashkëpunim me reperin Don Phenom, Tayna u bë e njohur menjëherë. Projekti i tyre arriti të kapte shifrën e 11 milionë klikimeve në YouTube, një shifër le të themi rekord duke iu referuar një emri të ri për publikun.
Si fillim, emri Tayna vjen nga Doruntina – Tina, pra e kuptuat logjikën: Tina, Tayna.
Këtë emër ajo e përdor që prej vitit 2017, megjithëse më parë publikonte cover-a në YouTube nën emrin Doruntina Shala.
Më pas, Tayna ka eksperimentuar me një mashup, formë kënge e krijuar nga përzierja e dy ose më shumë këngëve të tjera të njohura, të ndërtuar mbi bazën e “Thirri Krejt Shoqet” – Mc Kresha & Lyrical Son feat. Keepman dhe “Wild Thoughts” – DJ Khaled ft. Rihanna & Bryson Tiller.
Pasi u njoh gjerësisht si një ndër reperet më IN të momentit, Tayna u rikthye me një këngë tjetër, “Shqipe”;
4 ditë, 2.3 milionë klikime dhe Trending në disa shtete të Europës (videot e fundit më të klikuara, më popullore)
Ky debutim i suksesshëm i këngëtares nuk është fort i rastësishëm, sepse në këtë kohë shqiptarët po dëgjojnë më së shumti vetëm muzikën rep, për të cilin mund të lexoni më shumë duke klikuar këtë artikull.