Elona Duro, e ftuar në “Thumb” foli për djalin e saj 1-vjeçar, martesën dhe për gjithçka që i ndryshoi jetën brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ndër të tjera, moderatorja u ndal gjithashtu tek miqësia e saj me Ilda Bejlerin. Përpos profesionit, dyshja e vajzave bashkohen dhe ndahen edhe në disa gjëra të tjera.
“Me Ildën jemi sa të ndryshme edhe të ngjashme. Çfarë na bashkon është rehatia me njëra tjerën. Ilda është vajzë me zemër shumë të madhe, funny, por nëse ka diçka që na ndan janë shpenzimet.
Nëse përshembull mua s’më bën të lumtur një çantë Gucci, Ildën e bën shumë.”- tregoi ajo duke qeshur, duke shtuar se pas ardhjes në jetë të bebushit, shpenzimet marrin krejt tjetër formë.