Pa kaluar mirë zhurma e sfidës së kovës me akull ALS, rrjetet sociale kanë nisur të pushtohen nga një fushatë e re ndërgjegjsimi nën hashtag-un Wake Up Call. Kjo fushatë është ndërmarrë për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e fëmijëve në Siri duke shërbyer si një këmbanë alarmi.
Fushata konsiston në postimin e një fotografie, kur sapo jeni zgjuar nga gjumi (alla #nomake-up) dhe ju duhet të nominoni miqte tuaj që të bëjnë të njëjtën gjë duke dhuruar 5 pound për UNICEF. Fushata u nis nga ambasadorja e UNICEF, Jemima Khan e cila është shprehur se njerëzit duhet të zgjohen dhe të shohin krizën e fëmijëve të Sirisë. Njerëzit kanë aq shumë dëshirë të postojnë fotot e tyre online, sa edhe të bëjnë publik altruizmin e tyre. Dhe gjeniu i PR i cili ka menduar kombinimin e këtyre të dyjave mund të thotë tashmë se ka bërë një figurë të mirë.
Burimi: Indipendent