
Ka qenë një javë e pazakontë për temat e penisit të vogël, veçanërisht për psikopatët.
Së pari u zbulua se prova ADN-je tregojnë se Hitleri mund të ketë pasur një penis shumë të vogël, dhe tani një libër i ri pretendon se “Golden State Killer”, vrasësi serial famëkeq që u kap me ndihmën e Michelle McNamara, gruas së aktorit Patton Oswalt, mund të jetë kapur vetëm për shkak të penisit të tij shumë të vogël.

Shënim: Golden State Killer është emri i dhënë Joseph James DeAngelo, një vrasës serial i SHBA-së që veproi në Kaliforni gjatë viteve 1976–1986 dhe u kap në 2018. Ai ishte përgjegjës për dhjetëra përdhunime, grabitje dhe 13 vrasje të konfirmuara.
Libri quhet “The People vs. the Golden State Killer” dhe autori, Thien Ho, prokuror i Sacramento-s, shkruan se detaji i vogël i penisit ishte çelësi që bëri që detektivët të lidhin disa krime të ndryshme me të njëjtin person.
Joseph James DeAngelo, 72 vjeç, u identifikua përmes ADN-së si vrasës dhe përdhunues serial dhe u shfaq në gjykatën superiore të Kalifornisë në Sacramento më 27 prill 2025. Ai ishte arrestuar fillimisht për disa krime të rënda në Kaliforni, por policia dyshonte se mund të ishte gjithashtu personi që njihej si “East Area Rapist”.

Shënim: East Area Rapist ishte emri që i dha policia një përdhunuesi serial para se të kuptohej se ishte i njëjti person me Golden State Killer.
Dëshmitë e viktimave për të dyja grupet e krimeve përshkruanin sulmuesin si person me penis shumë të vogël. Pa prova ADN-je që ta lidhnin me këto raste, prokurori Ho tha:
“Më duheshin prova të tjera që të konfirmoja madhësinë jashtëzakonisht të vogël të penisit të tij.”
Policia dhe një fotograf u caktuan të bënin foto të organit gjenital të DeAngelos gjatë kohës që ishte në paraburgim. Fotografi u lodh pas disa tentativash të dështuara. Njëri nga policët tha në frustim:
“S’ka asgjë aty.”

Raportohet se policia tha:
“Është më i vogël se rrethi i një monedhe dhe gjatësia e tij është sa maja e gishtit tënd të vogël.”
Këto prova ndihmuan në konfirmimin e dëshmive të viktimave. Në vitin 2020, DeAngelo pranoi fajin për 26 krime, përfshirë edhe sulmet e East Area Rapist. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.