
Platforma Booking.com ka publikuar një listë me destinacionet që pritet të jenë trendet e preferuara të vizitorëve në mbarë botën dhe Vlora mban vendin e dytë. Platforma ka listuar vendet në bazë të hulumtimeve dhe parashikimeve të përvitshm, nisur nga vendndodhjet më të rezervuara në Booking, duke përzgjedhur këto vende:
Beppu, Japoni

Vlorë, Shqipëri

Mérida, Meksikë

Portland, Oregon, SHBA

Valkenburg, Holandë

Buenos Aires, Argjentinë

Chemnitz, Gjermani

Rotorua, Zelandë e Re

Panglao, Filipine

Cairns, Australi

Shqipëria, gjithnjë e më shumë është kthyer në destinacionin e preferuar të vizitorëve. Viti 2023 shënoi një numër të jashtëzakonshëm turistësh, duke kapur shifrën e 10.1 milionë vizitorëve anembanë globit, të cilët vizituan vendin tonë për kulturën, natyrën, peizazhet dhe kulinarinë mbresëlënëse.