Me një orë si MyKid është më e thjeshtë të jesh prind. Për herë të parë në Shqipëri, të gjithë kanë mundësi të pajisin fëmijët e tyre me këtë orë. MyKid të tregon çdo gjë që të nevojitet të dish, që nga vendndodhja, deri te sa hapa mund të bëjë fëmija. Kjo pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë vjen si pjesë e paketës “One Family” nga Telekom Albania. “One Family” është kompozuar posaçërisht për familjen, duke mundësuar formimin e një grupi ku janë të pranishëm të gjithë anëtarët.
Kjo orë inteligjente vjen e pajisur me një kartë SIM Telekom, lokalizues GPS si dhe sensor të ndjeshëm, i cili tregon nëse ora është në dorë apo është hequr nga fëmija. Telefonatat, SMS, mesazhet zanore dhe lokalizimi janë ndër funksionet bazë më të rëndësishme të MyKid. Fëmija mund të telefonojë deri në 5 numra, të përcaktuar që më parë nga prindi, të dërgojë sinjale SOS në rast rreziku dhe të dëgjojë mesazhe zanore nëpërmjet orës MyKid.
Praktikisht ora MyKid është multi-funksionale. Më poshtë gjeni një listë të atyre se çfarë mund të bëjë kjo orë inteligjente:
- Mund të programoni lehtësisht se kush mund të telefonojë direkt në orën MyKid fëmijën tuaj dhe se cilin ai mundet të kontaktojë prej saj
- Ju mund t’i telefononi dhe fëmija mundet gjithashtu t’ju telefonojë direkt në celularin tuaj përmes orës
- Mund t’i dërgoni mesazh të shkruar fëmijës suaj dhe ai gjithashtu mund të regjistrojë dhe t’ju dërgojë mesazhe zanore prej saj
- Ora MY KID mund të memorizojë deri në 5 kontakte që fëmija juaj të mundet të telefonojë
- Në çdo rast, vetëm duke shtypur të dy butonat e orës MyKid, fëmija juaj mundet t’ju kontaktojë menjëherë
- Përmes sensorit të prekjes, ju do të informoheni menjëherë që fëmija juaj e heq apo e vendos Orën MyKid në dorë
- Duke shtypur butonin SOS, fëmija juaj ju dërgon menjëherë nëpërmjet orës MyKid direkt në celularin tuaj, vendndodhjen e vet
- Gjithashtu, ora MyKid mund të identifikojë më së miri nëse fëmija juaj ka fjetur apo është duke fjetur mirë, duke ju mbajtur në çdo kohë të informuar
- Ora MyKid kujdeset kështu për shëndetin e fëmijës suaj dhe madje është në gjendje t’ju dërgojë informacion vital, deri në sa kalori harxhon fëmija juaj në bazë ditore
- Mundet që të memorizojë deri në tre alarme, të cilat mund t’i programoni për t’i sinjalizuar fëmijës suaj orën e zgjimit, kohën e kthimit në shtëpi, etj.
- Ju mund të ndryshoni dhe ri-programoni në çdo rast e kohë të gjitha parametrat dhe specifikat e orës MyKid, duke përdorur aplikacionin “MyKid Smart Watch”, të cilin e instaloni në telefonin tuaj celular.
