Metropolitan

Chris Evans bëhet baba për herë të parë! Zbulohet emri dhe gjinia e fëmijës *.*

Chris Evans bëhet baba për herë të parë! Zbulohet emri
Getty

Captain America është bërë baba! Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, Alba Baptista, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë! Sipas TMZ, Alba ka lindur më 25 tetor në Massachusetts.
 
Sipas burimeve për People, fëmija është vajzë dhe quhet Alma Grace Baptista Evans! (Më në fund, një emër normal nga bebet e VIP-ave!)

“Po shijojnë privatësinë dhe ditët e para të veçanta si një familje me foshnjën e tyre,” – tha burimi për People.

Aktori ka folur hapur më parë për dëshirën për të krijuar familje, duke thënë për “Access Hollywood” në nëntor të vitit 2024 se “absolutisht” dëshironte të kishte fëmijë, dhe se “titulli ‘baba’ është emocionues.”

“Këto janë gjëra që i dua me gjithë zemër: bashkëshorte, fëmijë, ndërtimin e një familjeje”, u shpreh ai për People, duke shtuar: "Kur lexon për artistët më të mëdhenj; qoftë aktorë, piktorë apo shkrimtarë; shumica pranojnë se gjëja më e vlefshme nuk ishte puna që bënë, por marrëdhëniet që krijuan, familjet që ngritën, dashuria që gjetën dhe ndanë.”

Sa i përket marrëdhënies së çiftit, Chris dhe Alba, e cila është aktore dhe aktiviste humanitare, nisën lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën të fshehtë për disa muaj. People raportoi për herë të parë lidhjen e tyre në nëntor 2022, pasi një burim pohoi se ata “ishin në një marrëdhënie prej më shumë se një viti dhe se ishte serioze.”
 
Çifti u martua në shtator 2023, pa e bërë publike fejesën paraprakisht. Chris e konfirmoi martesën dy muaj më vonë, duke zbuluar se ishin celebruar në ceremoni “jashtëzakonisht të bukura”: një në Portugali dhe në Boston.

 

REELS

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!