Kim Kardashian mesa duket ka qenë frymëzimi pas modelit të flokëve të moderatoreve Arbana Osmani dhe Amarda Toska. Ato kanë postuar së fundmi në llogaritë e tyre në Instagram , foto ku shihen me flokë të stiluar në dy gërsheta të mëdhenj francezë.
Kim Kardashian ka deklaruar se ka ndërmend t’i mbajë në këtë formë për muaj të tërë, që të rriten dhe të mos i dëmtojë me nxehtësi duke i modeluar.
Por edhe për nënat me axhendë të ngjeshur, sikurse personazhet e mësipërm, ky model mund të shërbejë fare mirë për ditët kur koha thjesht është e pamjaftueshme për t’u kujdesur për flokët.