
Nëse e premtja ishte më e lodhshme nga ç'e prisnit dhe me mendje jeni arratisur në një ishull të largët, kemi diçka tjetër për sytë dhe imagjinatën tuaj. Vilën e Naomi Campbell në Malindi, Kenya.

Ylli i pasarelave hapi dyert e vilës parajsë për kopertinën e Architectural Digest dhe i tregoi botës si duket rezidenca e 20 viteve, ku modelja arratiset për tu shlodhur nga zhurma e Neë York-ut apo Londrës.

"Eshtë vend shumë qetësues. Nuk të bëhet absolutisht të rrish në telefon dhe aq më pak të qëndrosh në telefon. Eshtë bukur të shijosh qrtësinë dhe zhurmat e natyrës."

Ambientet e vilës janë gati-gati të papërshkrueshme, prandaj më mirë bëjmë një xhiro.


Nga gjithë çfarë pamë, vendi i preferuar i Campbell është veranda, e mbushur me gjethe të thara dhe palma.


Ndërsa kjo është pamja që 50-vjeçarja ka para vilës së saj...

Supermodelja është gjithashtu edhe ambasadore e turizmit të Kenya-s. Nisur nga ky titull, objektivat e Naomi-it janë që jo vetëm të bëjë ndryshimin në Kenya, por në të gjithë vendet e Afrikës.