News

Videoja e rreme ku Zelensky i kërkon popullit të tij të dorëzohet bëhet virale

Videoja e rreme ku Zelensky i kërkon popullit të tij të

Një video ku pretendohej se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkonte popullit të tij të dorëzohej ndaj pushtimit rus, ka rezultuar e rreme dhe është hequr menjëherë nga Facebook dhe YouTube.

Videoja, e cila u përhap me shpejtësi ditën e djeshme, shfaqte presidentin ukrainas të ulur në podiumin presidencial, i veshur me një T-shirt jeshil, teksa i drejtohej popullit të tij për të lënë armët në mënyrë që t'i jepet fund luftës me Rusinë.

E gjitha ishte një montim me materiale bindëse audio dhe video e realizuar duke përdorur teknologjinë e fundit të quajtur "deepfake". Ky lloj krijimi ka për qëllim të tregojë si shumë reale dikë që thotë diçka që s'e ka thënë në të vërtetë. Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se nëse këto lloj videosh zhvillohen dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'i dalluar nëse janë ose jo fake, mund të përdoren për të përhapur informacione të rreme.

Aktualisht, videoja ndonëse është hequr nga YouTube dhe Facebook, arriti të shpërndahej tek një numër relativisht i lartë njerëzisht.  Vetë Zelensky u shfaq në një video të postuar në një faqë zyrtare Twitter-i në mbrojtje të Ukrainës, ku thoshte se do të vazhdojë të luftojë për vendin dhe se refuzon të lëshojë armët kundrejt Rusisë.

Ndërsa përmes një postimi në Instagram, ai tha se e vetmja gjë që mund të thotë është që "rusët të ulin armët e të ikin në shtëpi".

Burimi: CNN

REELS

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

The fake video where Zelensky asks his people to surrender goes viral

Videoja e rreme ku Zelensky i kërkon popullit të tij të

A video claiming that Ukrainian President Volodymyr Zelensky was urging his people to surrender to the Russian occupation has turned out to be fake and was immediately removed from Facebook and YouTube.

The video, which spread rapidly yesterday, showed the Ukrainian president sitting on the presidential podium, wearing a green T-shirt, as he addressed his people to lay down their arms in order to end the war with Russia.

It was all a montage with compelling audio and video material realized using the latest technology called "deepfake". This kind of creation is meant to show as very real someone who says something he did not really say. Experts have raised the concern that if these types of videos are developed and it becomes increasingly difficult to distinguish whether or not they are fake, they can be used to spread false information.

Currently, the video has been removed from YouTube and Facebook, managed to be distributed to a relatively high number of people. Zelensky himself appeared in a video posted on an official Twitter page in defense of Ukraine, where he said he would continue to fight for the country and refuse to lay down arms against Russia.

While through an Instagram post, he said that the only thing he can say is that "the Russians put down their weapons and flee home."

Source: CNN