Të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të ecurisë së lidhjes David-Victoria Beckham, me siguri nuk e kanë harruar ende periudhën kur çifti i famshëm dilte në publik me veshje të koordinuara. Kujtojmë këtu daljen e tyre historike në vitin 1999 me kostume të zeza lëkure (foto3), ditën e dasmës në të njëjtin vit me kostume ngjyrë vjollcë (foto 4) dhe në vitin 2003 në MTV Movie Awards ku të dy u shfaqën me veshje të bardha mëndafshi (foto 5).
Së fundmi, Posh Spice dhe David i janë rikthyer traditës së tyre të vogël. Mbrëmjen e së hënës, ata kanë parakaluar në tapetin e kuq të British Fashion Aëards të dy të veshur me kostume të zeza. David dhe Victoria dukeshin tepër elegantë, eçanërist mamaja e 4 fëmijëve që kishte zgjedhur një kostum me panele sateni.