Cardi B, e festoi ditëlindjen e 29-të plot shkëlqim dhe xixa, ashtu siç vetëm ajo mund ta bëjë! Reperja, bashkë me bashkëshortin u fotografuan teksa dilnin nga një restorant italian në Santa Monica, ku festuan ditën e saj të lindjes bashkë me familjen dhe shoqërinë. Cardi, si gjithmonë e paparashikueshme me veshjet, kësaj here zgjodhi të festonte me llojin më luksoz të streçeve!
Streçet në ngjyrë lejla të mbyllur nuk ngjajnë fare me streçet e zeza uniformë që veshim të gjitha ne! Të kombinuara me një bluzë gjithashtu Chanel dhe sandale Giuseppe Zanotti, Cardi si gjithmonë nuk kaloi pa u vënë re. Mjafton t'ju kujtojmë se herën e fundit veshja e saj në javën e modës në Paris përfundoi duke u bërë meme.