Ditën e djeshme, 10 tetor, supermodelja Bella Hadid mbushi 25 vjeç dhe për rastin e veçantë, ajo festoi me motrën Gigi, vëllain Anwar dhe një grup miqsh në New York City.
Nuk ka shumë detaje nga festimet sepse modelja ishte "maskuar" mirë për të mos u njohur, e veshur me një paruke të zezë, grim që përfshinte "smokey eyes" dhe një tatuazh të përkohshëm fluturash në qafë. Në një moment, ajo vuri edhe syze dielli gjatë natës, në përpjekje për të fshehur identitetin e saj.
Veshja, megjithatë, ishte prova perfekte se bëhej fjalë për Hadid. E veshur me të zeza, një bluzë të shkurtër, fund dhe çantë leopard - ajo kishte zgjedhur veshjen tipike që i përfaqëson më së miri stilin.
Më herët gjatë ditës, Gigi postoi një foto të motrës me vajzën e saj të vogël:
"Ne festojmë për ju sot dhe gjithmonë! Ajo është motra ime e vogël, por edhe një 'bodyguard' shpirtërore për mua dhe një mburojë e fortë si teze", shkroi modelja për të motrën.
Burimi: In Style