
Ka njerëz që i bien shkurt dhe e tregojnë historinë me fjalë kyçe; ka të tjerë që e dinë se si ta përcjellin, që ta bëjnë më dramatike se ç’duhet; pastaj, janë edhe këto 3 shenja që ta bëjnë kokën dhallë me 100 detaje të parëndësishme, duke të humbur përqendrimin, patjetër edhe kohën.
Binjakët
Është e qartë se Binjakët (shenja më e komunikueshme e zodiakut) kanë prirje të tregojnë histori të gjata. Kjo, falë energjisë së tyre si shenja Ajri dhe planetit që i sundon, Mërkurit, i lidhur me komunikimin. Binjakët flasin me një ritëm të shpejtë, por gjithashtu u pëlqen të shprehehn gjatë. Kur kanë një histori për të treguar, ajo zakonisht zgjat të paktën 20 minuta, por mos u habisni nëse arrin një orë dhe ata ende nuk kanë mbaruar.
Si shenjë analitike, Binjakët i duan shumë devijimet. Një histori e shkurtër për një punë të vogël do të përfshijë patjetër nja 8 tregime të ndryshme dhe një përmbledhje të përgjithshme. Ata nuk do të të tregojnë vetëm për një udhëtim për të vizituar prindërit, por për çdo detaj të dinamikës familjare që kanë vënë re.
Luani
Nëse dikush ka shumë energji të Luanit në hartën e tij astrologjike, dihet që nuk do të rrijë në heshtje duke dëgjuar të tjerët të flasin pa fund. Përkundrazi, do të ngrejë skenën me madhështi dhe teatrale duke treguar historitë e tij, shpesh për orë të tëra.
Një Luan mund të flasë pa pushim gjatë gjithë kohës, pa ndaluar as për një gllënjkë ujë apo për të marrë frymë. Sapo të futet në situatë, ai përqendrohet në argëtimin e miqve, të cilët tashmë janë kthyer në publik të detyruar dhe rrallë u lë hapësirë të tjerëve të ndërhyjnë. Si shenjë Zjarri e sunduar nga Dielli, Luanët e duan vëmendjen dhe nuk kanë dëshirë ta lëshojnë skenën.
Virgjëresha
Në momentin që një Virgjëreshë fillon të tregojë një histori, mund ta shohësh pothuajse si mendimet e saj shfaqen pa u kuptuar, ndonjëherë edhe si kujtime apo fakte. Meqë Virgjëresha sundohet nga Mërkuri, nuk mund të lërë pa përfshirë edhe detajin më të vogël në një rrëfim.
Virgjëreshat njihen si shenja që zgjaten pafund edhe në mbledhje pune, por e bëjnë këtë edhe me miqtë dhe partnerin. Ndërsa shumica e njerëzve s’do të përmendnin ngjyrën e syve të dikujt ose këngën që po dëgjohej në taksi rrugës për në një intervistë pune, për Virgjëreshën çdo detaj është i rëndësishëm, sidomos kur përpiqet të krijojë atmosferë ose të të marrë me vete në rrugëtimin e saj.