Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar Demir Hyskja, 79 vjeç. Hyskja vuante nga një sëmundje e rënde. Ikona e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në qytetin e tij të lindjes, Elbasani.
Demir Hyskja, u lind më 1 janar 1937. Ka përfunduar studimet e shkollës së mesme për ndërtim. Por pasioni i tij ishte kinematografia, dhe realizoi ëndrrën e tij fillimisht si aktor në teatrin “Skampa” ( Elbasan).
Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.
Në vitin 1969 është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.