Bleona Qerreti është duke kaluar një ditë të veçantë me familjen e saj. Ajo ka treguar edhe më përpara se ka një lidhje të ngushtë me babain dhe në ditëlindjen e tij, këngëtarja e ka shprehur marrëdhënien e tyre me këto fjalë:
“Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë. Shokut tim më të mirë, fansit tim numër një dhe mbi të gjitha bodigardit tim. Kam marrë vetëm dashuri të pakushtëzuar dhe mbështetje të plotë nga ty përgjatë gjithë jetës sime, pavarësisht situatave dhe gabimeve të mia. Je figura perfekte e një mashkulli që një vajzë do në jetën e saj. I dashur, besnik, i sinqertë, mbështetës. Jam dhe do të jem gjithmonë princesha jote, vajza jote e vogël. Të dua shumë!”
Shfletoni galerinë