
Liam Payne, nuk mendohet gjatë kur vjen puna tek vendimet e rëndësishme! Këngëtari i One Direction dhe partnerja e tij Maya Henry janë fejuar! Nëse për herë të fundit rreth tij keni dëgjuar të flitet për bebushin Bear dhe ndarjen nga Cheryl, prej kohësh ka të reja.

Thashethemet se romanca e Liam ka shkuar në një tjetër nivel nisën që kur çifti u fotografua teksa dilte nga një restorant në Londër dhe Maya mbante në gisht një unazë që s'mund të të shpëtonte nga sytë.

Më tej përfaqësuesi i Payne-s e konfirmoi lajmin për Us Weekly duke thënë se çifti janë gati për hapin e radhës!

Në rast se nuk e dinit, partnerja e tij e re, Maya është një modele 20-vjeçare nga Texas-i. Dyshja e bënë publike lidhjen shtatorin e shkuar, por mendohet të jenë bashkë që prej gushtit të 2018-ës.

Para saj, Liam ishte i dashuruar me këngëtaren Cheryl, me të cilën ka dhe një djalë.