Showbiz

Ulpiana Lama përshkruan fundin e marrëdhënies 20-vjeçare në mënyrë kaq frymëzuese

Ulpiana Lama përshkruan fundin e marrëdhënies 20-vjeçare

Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, aq më tepër pas shumë vitesh së bashku, ku ideja se do të kalosh pjesën e mbetur të jetës me të njëjtin person, duket se është “ngulitur” thellë në mendjen e secilës palë. Divorci mund të jetë mjaft i vështirë për t’u pranuar, por ajo që e pason atë duket se i ngjan një metamorfoze, ku personat që i nënshtrohen zbulojnë një pjesë të paeksploruar të vetes.

Në “The Dalina Show”, periudha post-ndarjes është përshkruar në një mënyrë krejt të veçantë nga Ulpiana Lama. Fillimisht, ajo tregoi se iu deshën dy vite të pranonte se marrëdhënia e saj 20-vjeçare kishte marrë fund, por mbi të gjitha gjatë kësaj kohe nisi të kuptonte më mirë së çfarë ndjente dhe se si mund t’i përpunonte emocionet e saj.

“Në 2018-ën lashë pas krahëve një jetë 20-vjeçare, që nisi në ‘98-ën dhe mbaroi në 2018-ën. Kanë qenë dy vite, 2018-2020, ku je duke ridimensionuar veten, ti nuk e di se cilat janë emocionet e tua. Janë emocione të mungesës, të mllefit ndonjëherë, ku ti kujton se e kishte mbyllur ciklin, por nga ana tjetër kupton se diçka inorganike po i ndodh trupi tënd. 20 vjet janë shumë dhe (pasohen nga) ai 2-vjeçar që mendon se ku jam, çfarë po ndodh me mua, si do të jetë jeta ime." 

Sipas saj, bashkëshorti, pas divorcit, kthehet në bashkëudhëtar. Duke analizuar vetë fjalët, Lama përshkruan se ndërsa përgjatë viteve së bashku e shihte partnerin si shortin e jetës, pas ndarjes mësoi ta shihte si bashkëudhëtar të dy dekadave.

“Por më pas e kupton dhe vjen te koncepti i bashkëudhëtarit, jo vetëm bashkëshortit. Bashkëshorti ka diçka që është përfundimtare, domethënë, ti jeton 20-50 vjet, ky është shorti yt dhe kjo është gjëja e fundit që do të ndodhë në jetën tënde."

Madje, ndarja nga një partner, në fakt është thjesht fundit i një rrugëtimi që destinacion ka divorcin. Por, a nuk ndodh e njëjta gjë shpeshherë gjatë jetë?

“Ti kupton se sa më tepër që rritet jetëgjatësia disa janë mundësitë: ose do rritesh në të njëjtin drejtim dhe do bëni rrugën bashkë, ose e mira është që ti të kalosh nëpër këtë metamorfozën, procesin e ndryshimit, i cili ndonjëherë nuk është i katalizuar së brendshëm, por është një katalizues i jashtëm, një lëvizje, një gjeografi, punë tjetër dhe që bëhet një katalizator që e çojnë gjënë drejt fundit. Pastaj, vjen te koncepti i bashkëudhëtarit. Ti rritesh, tjetri rritet dhe kjo ndodh dhe me shokët me shoqërinë, sepse kemi 3 lloje jetësh: jeta sociale, private, intime. Ndaj, kjo mund të ndodhë në të treja llojët e jetëve."

Dy dekada investim shpirtëror ndonjëherë konsiderohen si humbje nëse marrëdhënia merr fund, por mbase vetë ky proces është ndonjëherë më shumë fitimprurës se sa e mendonim dhe këtë e përshkruan mjaft mirë Lama përmes këtyre fjalëve:

“Ajo që unë mendoja se ishte “derisa vdekja të na ndajë”, në fakt kishte qenë një bashkëudhëtim. Përfunduan 20 vite, nuk paska qenë e gjithë jeta, por një pjesë e saj. Ishte e nevojshme, dhamë dhe morëm, marrëdhënie dhe kur përfundon ky proces, rruga të çon në një drejtim tjetër pa një keqardhje. Kuptohet, kalojnë ato dy vitet e para, pasi janë normale. Pastaj, ti nis një kapitull tjetër.”

Mbase mesazhi i kësaj interviste qëndron te pikëpamja mbi ndarjen, e cila në fakt mund t’i hapë rrugën një procesi krejtësisht transformues, duke na servirur një version tjetër të vetes. Në vend që të luftojmë të shkuarën, duhet ta pranojmë atë si një pjesë të bukur të jetës, që si çdo gjë tjetër, ka një fund. Ndaj, fokusi duhet të jetë gjithmonë në kapitullin e ri.

Intervista e plotë:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Ulpiana Lama describes the end of a 20-year relationship in such an inspiring way

Ulpiana Lama përshkruan fundin e marrëdhënies 20-vjeçare
Breakups are never easy, especially after many years together, where the idea of ??spending the rest of your life with the same person seems to be deeply ingrained in the minds of both parties. Divorce can be hard enough to accept, but what follows it seems like a metamorphosis, where the people who undergo it discover an unexplored part of themselves.

On "The Dalina Show" the post-divorce period is described in a very special way by Ulpiana Lama. Initially, she said that it took her two years to accept that her 20-year relationship was over, but above all during this time she began to better understand what she was feeling and how she could process her emotions.

"In 2018, I left behind a 20-year life, which began in '98 and ended in 2018. It's been two years, 2018-2020, where you're redimensioning yourself, you don't know what your emotions are. They are emotions of lack, of anger sometimes, where you remember that the cycle had closed, but on the other hand you realize that something inorganic is happening to your body. 20 years is a long time and (they are followed by) that 2-year-old who thinks where I am, what's happening to me, what my life will be like." 

According to her, after a divorce, a husband becomes a fellow traveler. Analyzing the words themselves, Lama describes that while during the years together she saw her partner as the luck of her life, after the separation she learned to see him as a fellow traveler for two decades.

"But then you understand and come to the concept of a fellow traveler, not just a spouse. A spouse has something that is final, meaning, you live 20-50 years, this is your lot and this is the last thing that will happen in your life. This is the one thing that will happen in your life like a butterfly."

In fact, separation from a partner is simply the end of a journey that leads to divorce. But doesn't the same thing happen many times throughout life?

"You understand that the more your lifespan increases, the more possibilities there are: either you will grow in the same direction and make the path together, or the good thing is that you go through this metamorphosis, the process of change, which is sometimes not internally catalyzed, but there is an external catalyst, a movement, a geography, another job, and that becomes a catalyst that brings things to an end."

Then, it comes to the concept of a fellow traveler. You grow up, the other person grows up, and this also happens with friends and society, because we have 3 types of lives: social, private, intimate. So, this can happen in all three types of lives."

Two decades of spiritual investment are sometimes considered a waste if the relationship ends, but perhaps this process itself is sometimes more profitable than we thought, and Lama describes this quite well through these words:

"What I thought was 'till death do us part' was actually a journey together. 20 years have passed, it wasn't our whole life, but a part of it. It was a necessary, give and take relationship, and when this process ends, the road leads you in another direction without a single regret." 

"Of course, those first two years pass, because they're normal. Then, you start another chapter."

Perhaps the message of this interview lies in the perspective on separation, which can actually pave the way for a completely transformative process, serving us a different version of ourselves. Instead of fighting the past, we should accept it as a beautiful part of life, which like everything else, has an end. Therefore, the focus should always be on the new chapter.

Full interview: