Armina Mevlani njoftoi se tashmë, ka një shtëpi të dytë: Stambollin. Fashionista shqiptare do të shfaqet shpejt në revistën ‘Hello’ turke, e siç ka njoftuar do të jetë pjesë e projekteve të modës në Turqi. Ndërsa të shtunën e 6 qershorit, Armina është zgjuar me emrin e saj në gazetën turke ‘Sabah’.
‘Sybukura nga Shqipëria ngul rrënjët në Turqi’, është tituli i këtij artikulli, ku flitet gjatë mbi suksesin e Armina Mevlanit si blogere mode dhe si një prej vajzave të zgjedhura nga Dolce & Gabbanna për të reklamuar linjën e buzëkuqëve.
‘Do të njihni më tepër se thjesht emrin e kësaj vajze’, shkruhet në këtë artikull, ‘Miss Albania 2009 tërhoqi vëmendjen e Dolce & Gabbanna të cilën e zgjodhën si modele për linjën e tyre të buzëkuqëve. Ajo vjen shpesh në Stamboll, e tani ka edhe projekte pune këtu’
Në intervistën e saj për këtë gazetë, Armina tregon si është njohur me stilistët Stefano Gabbanna dhe Domenico Dolce; ajo rrëfen sesi ata e kanë pikasur përmes Instragram-it dhe e kanë ftuar më pas të pozojë për linjën e tyre të re të buzëkuqëve. Mevlani ka thënë se gjen mjaft ngjashmëri mes kulturës dhe modës turke me atë shqiptare, ndaj edhe ndihet si në shtëpi.