'Ja edhe torta e ditëlindjes e konceptuar nga këta tre horrat', ka shkruar Ervin Bushati në Instagram, 'Më morët fytyrën!' (foto 2 në galeri)
Këngëtari i muzikës pop-folk shqiptare ka pasur një surprizë të papritur në ditëlindjen e tij të 40. Miqtë e tij kanë menduar t'i dhurojnë një tortë në formën e trupit të një mashkulli, ku ishte krijuar edhe forma e organit gjenital. Dhe jo vetëm kaq, por mbi të ishte shkruar edhe 'Molla', duke iu referuar këngës së tij të famshme 'Jepma mollën'.
E meqë kjo këngë është kuptuar me një konotacion erotik, miqtë e tij kishin vendosur t'ia mishëronin në një tortë, për ditëlindjen e tij më 1 qershor.