Pak ditë më parë, Travis Scott lançoi albumin “Astroworld”, i treti në radhë pas “Rode” në vitin 2015 dhe “Birds in the Trap Sing McKnight” në 2016-n. I realizuar nga emra të njohur të studiove muzikore, si Mike Dean, Allen Ritter etj., “Astroworld” përmban këngë me të ftuar të veçantë si Drake, Frank Ocean, The Weeknd, Don Toliver, James Blake etj. Por sikur të mos mjaftonin këta, Travis u kujdes që të thërriste në këngë muzën e tij, Kylie Jenner.
Kënga “Stop Trying to Be God” (Mjaft u përpoqe për të qenë Zoti), me të ftuar specialë si Philip Bailey, James Blake, Kid Cudi dhe Stevie Wonder në firzamonikë, ka referenca biblike duke veçuar Kylie-n si Virgjëreshën Mari të kohëve moderne. 20-vjeçarja shfaqet gjithë shkëlqim me ngjyra të arta duke u përpjekur të shpëtojë Travis-in që është shkrumbuar nga zjarri.
Kënga nis me një dele të zezë, simbol i njeriut të udhëhequr nga forcat e errëta,
për të përfunduar pastaj me skenën e fundit ku shfaqet sërish Kylie që mban dhe përkëdhel një qengj të vogël.
Duke iu referuar simbolikës biblike, qengji lidhet me flijimin e Krishtit dhe shihet si një formë e alegorisë së Shpëtimtarit. Kështu Travis duke luajtur me simbolet, sjell Kylien-n si një bareshë të mirë, që kujdeset për kopenë e saj. Ja shiheni vetë.