Metropolitan

Trailer-i i “The Devil Wears Prada 2”: Interneti nuk është shumë i lumtur me këtë detaj

 

Trailer-i i “The Devil Wears Prada 2”: Interneti nuk është
The Devil Wears Prada 2

 

Anne Hathaway publikoi trailer-in e parë të “The Devil Wears Prada 2” në Instagram, në javën e ditëlindjes së saj, duke shkruar “është ditëlindja e të gjithëve”, por mes shumë urimesh paraprake, u ndezën edhe komente që u kapën me detajin e fillimit të videove: Miranda Priestly (Meryl Streep) që bën ecjen e saj ikonike, por këtë herë, me një palë këpucë të kuqe Rockstud nga Valentino.

Trailer-i i “The Devil Wears Prada 2”: Interneti nuk është
 
Ky model, i krijuar në vitin 2010, u bë tejet i famshëm për redaktorët e modës gjatë asaj periudhe. Është pikërisht ky detaj që ka shkaktuar pakënaqësi; ideja që dikush aq i lidhur me modën do të vishte diçka që konsiderohet demode
 
“T’i japësh këtij modeli shumë vëmendje ishte një… zgjedhje (jo e mençur),” shkroi dikush, ndërsa një tjetër thjesht tha: “I jap “jo” këpucëve”.
 
Në TikTok, dikush shkroi: “Nuk jam eksperte mode, por edhe unë e di që Miranda Priestly të veshë këpucë Valentino rockstud në vitin 2025 është një lëvizje djallëzore dhe jo në kuptimin e mirë.”

Trailer-i i “The Devil Wears Prada 2”: Interneti nuk është
 
Reagimi përputhet me një trend më të gjerë debati online që lind pas publikimit të trailer-ave ose fotove nga xhirimet e filmave dhe serialeve që kanë elemente mode. Në qershor, u publikuan imazhet e serialit biografik për Carolyn Bessette Kennedy, me aktoren Sarah Pidgeon që e portretizonte. Ato u kritikuan menjëherë nga fansat, me një komentues që i përshkroi fotot si “vrasje e modës”, duke kritikuar gjithçka; nga nuanca e flokëve biondë të Pidgeon te çanta “e gabuar”.
 
Sa i përket Rockstud-ve, modelit që mban veshur Miranda, ekziston edhe mundësia që situata të përmbyset dhe këpucët të shihen si një zgjedhje e zgjuar, sepse diçka që ndihet prapa në kohë mund të jetë gati për rikthim.
 
“Kur fillova punë në Vogue në vitin 2011, më kujtohet që Rockstud-t ishin një pamje e zakonshme,” thotë Julia Hobbs, redaktore e lartë e modës në Vogue. “Në mendjen time, ka diçka thellësisht nostalgjike te to.”

Trailer-i i “The Devil Wears Prada 2”: Interneti nuk është
 
Ajo sugjeron se filmi ka më shumë për të ofruar. “Nëse do të luaja rolin e avokatit të djallit, do të thosha se gjithmonë jam pro rikthimit të një këpuce ‘vintage’, nëse mund t’i quajmë vitet 2010 vintage, që është një debat më vete,” thotë ajo.

“Dhe nëse dikush mund të rinisë një trend këpucësh, ajo është Miranda Priestly”, përfundoi ajo.

Ne presim ta shohim, pa e gjykuar ende!

 

REELS

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀