Shërbimet turke të inteligjencës e kishin kuptuar rrezikun nga ISIS prej më shumë se 20 ditësh. Gjatë një transmetimi më 29 qershor, prezantuesja e lajmeve Hande Firat raportoi se shërbimi i inteligjencës u kishte dërguar letër paralajmëruese institucioneve shtetërore, 20 ditë më parë.
Shërbimet inteligjente kishin marrë të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ISIS mund të ishte duke planifikuar një sulm terrorist në Turqi së afërmi. Firat raportoi edhe se, kjo letër përmbante edhe një listë vendesh më të rrezikuara në Turqi, ku ishte i përfshirë edhe aeroporti 'Ataturk', ku 42 njerëz mbetën të vdekur dhe 239 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist.
Turqia menjëherë ia dha përgjegjësinë për këtë tragjedi Shtetit Islamik (ISIS). 'Mendimet tona mbi përgjegjësit e këtij sulmi, shkojnë tek Shteti Islamik', u shpreh Kryeministri turk Yildirim në një konferencë për shtyp në Ankara.
Burimi: Hurriyet Daily News; Reuters