Showbiz

Top Channel në dhjetë vite pa Dritan Hoxhën

Top Channel në dhjetë vite pa Dritan Hoxhën

Si sot dhjetë vite më parë, më 23 maj 2008, themeluesi i Top Channel u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në një aksident automobilistik në Tiranë.

Programi me të cilin nis ditën Top Channel, Wake Up, i dedikoi një video të ndjerë themeluesit Hoxha me imazhe përgjatë karrierës.

Pas ndarjes nga jeta të Tanit të Topit, siç e quanin, kompanitë që ai themeloi u trashëguan nga bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre. Vitet e para, familja mbajti një profil të ulët dhe programacioni i Top Channel lëndroi si e la Tani me programe si Big Brother apo Fiks Fare. Vitet në vazhdim, nën drejtimin e miqve të Tanit në pozicione kryesore u prezantuan programe të reja si MasterChef, The Voice of Albania apo 100 milion.

Rreth tre vite më parë, një nga shtyllat e produksionit në Top Channel dhe ish krahu i djathtë i Tanit, Enkel Joti, dha dorëheqjen. Skerd Drenova, producent me rëndësi i emisioneve më popullore të kohës, po ashtu. Televizionin e mori në drejtim Vjollca Hoxha me të bijat, të cilat kanë përqindje në aksione.

Top Channel në dhjetë vite pa Dritan Hoxhën
Vjollca Hoxha dhe fëmijët

Kjo ardhje në pushtet e Vjollca Hoxhës u pasua nga një gjyq i lodhshëm me dy aksionerët kryesorë të Top Channel. Albert Sino dhe Aurel Baci, ish miq të Dritan Hoxhës dhe ish staf, zotëronin 60% të aksioneve të Top Channel dhe me urdhër të Gjykatës së Apelit, këto aksione i kalojnë familjes Hoxha.

Vitet e fundit, në Top Channel kanë debutuar programe dhe formula të reja si Pop Culture, Dua të të bëj të lumtur, Shiko kush luan dhe së shpejti Big Brother VIP.

Top Channel në dhjetë vite pa Dritan Hoxhën

Që prej themelimit e deri më sot, slogani i Top Channel mbetet “ëndrra vazhdon”, për të simbolizuar imazhin që Tani kishte për televizionin ideal, për televizionin që do të rriste standartet dhe do të bëhej lider në treg. Fatkeqësisht, ai nuk jeton më dhe s’do ta dimë kurrë nëse Top-i i sotshëm ishte ç’ëndërronte.

REELS

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Thjesht mendoj se ka shumë gjëra që ende s’i dimë rreth njëri-tjetrit

Pas pushimeve të verës, buxheti im mjafton vetëm për të mbushur këtë karrocë

Leon dhe Matilda në jetën reale 😎