Fashion & Beauty

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që s'po vini re

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Kontrolloni pak thonjtë. Me siguri vini re që kanë nevojë të shkurtohen ca ose që duhet të shkoni menjëherë të estetistja. Duke u fokusuar vetëm në pjesën kozmetike, harrojmë që thonjtë janë pjesë e trupit dhe si e tillë, na paralajmërojnë për gjithë gjërat që nuk shkojnë me ne.

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Nëse vini re shenja të bardha në thonj, ndryshe të njohura si leokonikia, mund të keni një ose disa nga çrregullimet e rreshtuara: infeksion mykor, reaksion alergjik, mungesë vitaminash ose sëmundje sistematike. Duket e frikshme, por mjekët thonë që s’janë serioze në shumicën e rasteve dhe nuk kërkojnë trajtim. Mjafton një suplement vitamine C dhe kalciumi. Nëse shenjat e bardha shoqërohen me simptoma infeksioni, shkoni tek mjeku menjëherë.

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Thonjtë e zbehtë e pa gjallëri gjithashtu paralajmërojnë mungesë vitaminash. Sigurisht, flasim për çngjyrosje, vija ose nuanca të thoit që nuk erdhën si pasojë e manikyrit apo xhelit. Hani sa më shumë ushqime të pasura me vitaminë B si vezët, ton, drithëra ose salmon.

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Thonjtë e brishtë mund të jenë një shenjë për mungesë hormonesh tiroidale, të quajtur hipotiroidizëm. Shtoni ushqime si avokadot dhe patatet në dietën tuaj pasi janë burime të pasura të tirosinës, një aminoacidi që ndihmon tiroiden të kthehet në normalitet.

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Kurrizet në thonj janë ose mungesë hekuri ose plakje. Vijat e ngritura në thonj ndodhin si pasojë e pamundësisë së thoit për të mbledhur lagështirë. Nëse janë vertikale, janë shenjë e plakjes, por nëse janë horizontale, takohuni me mjekun.

Thonjtë ju flasin, po ju s’po i dëgjoni: Problemet që

Thonjtët e butë dhe të dobët po ju thonë të merrni më shumë proteina. Thojntë, ashtu si flokët, janë të bërë nga shtresa të tëra keratine, e cila në vetvete është një lloj proteine. Për të forcuar shtratin dhe trupin e thoit, përfshini vezë, mish dhe bishtajore në dietën tuaj.

Burimi: Well and Good

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb