Princi i vogël Louis do të pagëzohet sot në ‘The Chapel Royal’, në pallatin St James. Në rastin e veçantë të vogëlushit do të marrin pjesë pjesëtarë të afërt të familjes dhe padyshim personat e zgjedhur si kumbarët e tij.
Pak orë më parë u bë me dije se mbretëresha Elizabeth dhe duka nuk do të marrin pjesë në pagëzimin e bebushit, por në vend të tyre do të jenë Meghan dhe princ Harry.
Çiftit mbretëror, Kate dhe William do t’i bashkohen gjithashtu 6 kumbarët e zgjedhur dhe partnerët e tyre përkatës. Por cilët janë ata?
Nicholas van Cutsem
Miku i ngjushtë i dukës së Cambridge-it që prej fëmijërisë.
Guy Pelly
Ky është një tjetër mik i ngushtë i Harry-it dhe William-it. Edhe nëna e tij ishte mikeshë e mirë me princeshë Diana-n, kështu që s’mund të mungonte kurrsesi në kungimin e vogëlushit.
Harry Aubrey-Fletcher
Ai dhe William ishin bashkë në shkollën Eton shumë vite më parë, e ndërsa sot princi do të jetë pranë tij në një ditë kaq të veçantë.
Lady Laura Meade
Ajo është një kushërirë e largët e familjes, por fati e ka dashur të martohet me një nga miqtë më të mirë të princit William, që është gjithashtu kumbari i princeshës Charlotte.
Hannah Carter
Një nga miket më të mira të dukeshës Kate që prej rinisë së hershme.
Lucy Middleton
Si kumbara e princit të vogël s’mund të mungonte as kushërira e dukeshës!
Burimi: The Independent