Metropolitan

Këtë vit, Festivali i Këngës vjen me një ndryshim madhor

Këtë vit, Festivali i Këngës vjen me një ndryshim

Dje, organizatorët e Festivali të Këngës së 57 mbajtën një konferencë për shtyp për të deklaruar detajet e ndryshimet që do të bëhen këtë vit. Inva Mula do të shërbejë si drejtoreshë artistike, Martin Leka si drejtor i festivalit, do të jetë producent muzikor, regjisor dhe skenarist, përkatësisht vëllezërti Blendi dhe Pandi Laço.

22 këngët pjesëmarrëse do të performohen natën e parë siç janë performuar deri më sot, me ndihmën e Orkestrës Simfonike. Natën e dytë, këngët do të vijnë në një tjetër version.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit e këngëve konkurruese në Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH

A post shared by Eurovision Albania ©FFICIAL (@eurovisionalbania) on

“Të 22 këngëtarët do të këndojnë live, por të pa shoqëruar nga Orkestra Simfonike si në natën e parë, por vetëm me bazën orkestrale. Kjo natë e quajtur ‘Nata e performancave ‘ ose ‘Nata Eurosong’ do t’u japë mundësinë interpretuesve të performojnë të shoqëruar nga elementë spektakli," shkruhet në faqen në Instagram të Festivalit.

Natën e tretë dhe finale performancat do t’i rikthehen variantit të parë. “Në këtë mënyrë, publiku do t’i ketë dëgjuar këngët tre herë,” tha Inva Mula. Këngët do të gjykohen nga një juri profesionale dhe nga një juri të rinjsh, me ndihmën e të cilëve do të përfaqësohen shijet e brezit të ri.

Festival i Këngës do të mbahet në Pallatin e Kongreseve më 20, 21 dhe 22 dhjetor. Kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet pranverën e vitit që vjen në Izrael.

REELS

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

The Song Festival comes with a major change this year

Këtë vit, Festivali i Këngës vjen me një ndryshim