Tatuazhi ishte një ndër fjalët kyçe të këtij muaji. Mjafton të kujtojmë Ariana Grande-n që për pak sa nuk dështoi me tatuazhin e fundit, tatuazhin “RAHAT” të Ardian Bujupit, atë GJIGANT të Erik Lloshit, Fatma Methasani dhe tatuazhet “e frikshme” të Alfios apo dedikimin e Aurela Gaçes për të bijat. Doni më? Po, patjetër!
Pak ditë më parë, një këngëtare me emrin Kelsy Karter çuditi internetin pasi postoi një foto ku dukej fytyra e Harry Styles në faqe.

(Me keqardhje, por s’është se ngjan shumë).
Këngëtarja nga Zelanda e Re tha për një radio lokale se tatuazhi NUK ka lidhje “absolutisht” me faktin se ajo sapo ka lançuar një këngë të re, të titulluar “Harry”. Ta besojmë ne këtë?!
“Unë jam një fanse e zjarrtë e Harry-t dhe nuk kam frikë ta shpreh publikisht,” tha ajo. “Si muzikante, vlerësoj me të vërtetë atë që ai bën për muzikën Rock&Roll modern.”
Intervistuesit harruan ta pyesnin nëse tatuazhi ishte apo jo i vërtetë, ndaj Kelsy nuk pati mundësinë ta vërtetonte ose ta mohonte, megjithëse foli për të sikur të ishte i vërtetë...
Kur u pyet nëse i dhembi procesi, ajo u përgjigj: “Sapo përjetova një ndarje të keqe, që dhembi më shumë.”