Fansat e filmit të famshëm të animuar “Aladdin”, që u lançua për herë të parë në vitin 1992, janë treguar shumë më tepër se skeptikë rreth filmit të ri, fill pasi Entertainment Weekly publikoi fotot ku shfaqen Mena Massoud si Aladdin, Naomi Scott si Jasmine dhe Will Smith si Xhindi.
Njerëzit kanë rezervat e tyre veçanërisht për Will Smith-in. Fillojmë.

Në përgjithësi, Xhindi duket pak i çuditshëm, gjë që mund të lidhet ndoshta me flokët e tij.

Shqetësimi vazhdon, pasi ai nuk është ~BLU ~!
Megjithatë, Will Smith u shpreh se në foton e EW, Xhindi është në një formë njerëzore, por në pjesën e filmit do të shfaqet si blu përmes efekteve speciale të krijuara nga softueri kompjuterik (CGI).
Pra, për fat të mirë nuk do të na duhet ta shikojmë kështu.
Nga ana tjetër, Aladdin-in duket sikur e ka veshur gjyshja, me bluzë poshtë dhe jelek sipër.
Megjithatë njerëzit s’e lanë me kaq pasi duket se pëlqejnë më shumë “të keqin” e filmit sesa vetë Aladdin-in – aktorin Marwan Kenzari si Jafar.
*Dhe kanë të drejtë*.