Adelina Tahiri postoi një tjetër foto nga shtatzënia duke shkruar “Po vjen 97%...”, foto në të cilën me ose padashje, miku i saj Bertan Asllani i zbuloi sekretin.
“Djan Carlo po vjen...”, shkruan ai në foto.
Mirëpo duke iu referuar një fotoje të hershme të Adelinës, nuk na dalin llogaritë. E pyetur nga një ndjekëse në Instagram nëse e kishte vendosur emrin e bebit, Adelina e pohoi duke shkruar shkronjën e parë: “J”.
Pra, ose është Jan Carlo dhe Bertanit i është shtypur padashje ajo D-ja, ose Adelina ka ndërruar mendje rrugës dhe ka shtuar një D.
Nga informacionet në Google, ka më logjikë që emri të jetë Jan Carlo; Jan është një emër me prejardhje sllave, që ka kuptimin “Zoti është i mëshirshëm”. Nga ana tjetër, emri me 2 pjesë Jan Carlo është një variant i emrit italian Giancarlo, që i referohet njeriut dhe Zotit.