Metropolitan

'The Conjouring 3: Djalli më tha ta bëja' do të bazohet tek kjo histori e vërtetë rrënqethëse!

'The Conjouring 3: Djalli më tha ta bëja' do të bazohet

"The Conjuring 3: The Devil Made Me Do It" - do të publikohet më 4 qershor në HBO Max dhe do të bazohet në një histori të vërtetë. Hetuesit paranormalë, Ed dhe Lorraine Warren do të ndjekin rastin e Aryne Cheynne Johnson dhe "pushtimit të djallit" që ai pretendon. Pasi goditi me thikë pronarin e tij, 19-vjeçari Johnson përdori këtë "pushtim" si mbrojtje në gjykate: "Devil made me do it" (Djalli më bëri ta vrisja).

Para se të shihni interpretimin e "The Conjuring" të kësaj historie të çuditshme, këtu keni pak më shumë informacion për atë që ndodhi në ngjarjen e vërtetë.

Vrasja ndodhi në shkurt të 1981-shit, në qytetin e vogël të Brookfield, i cili nuk kishte parë një rast vrasjeje pas gati 200 vitesh ekzistencë. Cheyenne Johnson, pas një debati me pronarin e tij 40-vjeçar, e goditi këtë të fundit disa herë me thikë. Johnson nuk kishte patur më parë të dhëna krminale. E fejuara e tij, Debbie Glatzel, e pa gjithë ngjarjen, por i doli në mbrojtje gjatë zhvillimit të çështjes në gjykatë.

Çfarë ndodhi 1 vit më parë

Për të marrë një pamje të plotë të sfondit të mbinatyrshëm të kësaj çështje, duhet të rikthehemi mbrapa, 1 vit para vrasjes. Që nga vera e vitit 1980, vëllai 11-vjeçar i Glatzel, David, kishte parë "një burrë me sy të mëdhenj të zinj, me një fytyrë të hollë me tipare kafshësh dhe dhëmbë të mëdhenj". Ai përpëlitej në shtratin e tij, duke bërtitur, duke pështyrë dhe duke shkelmuar - Davidi me sa duket përpiqej t'u largohej "thikave që donin ta gjuanin" dhe "duarve që donin ta mbysnin". Glatzel i kërkoi Johnson të transferohej me familjen e saj për të ndihmuar në situatën e vëllait. Prindërit e saj sollën edhe një prift për të bekuar shtëpinë, por asgjë nuk dukej se funksiononte. Ata përfundimisht rekrutuan detektivët e ngjarjeve paranormale Warrens, të cilët i informuan se kishte "43 demonë brenda Davidit".

Johnson dhe Glatzel u larguan nga shtëpia e familjes së Glatzel sepse problemet dhe sjellja e Davidit u bënë shumë për ta. Sipas Johnson, ai sfidoi demonët e Davidit të hynin në trupin e tij gjatë një ekzorcizmi dhe vrau pronarin, ndërsa ishte i pushtuar. Katër muaj para vrasjes, Lorraine me sa duket telefonoi policinë për t'i paralajmëruar ata se kishte rrezik në familjen Glatzel.

Çfarë ndodhi në gjykatë dhe më pas

Johnson u dënua për vrasje të shkallës së parë, duke kaluar pesë vjet në burg. Ai më vonë u martua me Glatzel në 1984-ën, ndërsa ende vuante dënimin. Çifti ka mbështetur versionin e Warrens të historisë, por vëllezërit e motrat e Glatzel, David dhe Carl, më vonë pretenduan se familja Warren fabrikoi mashtrimin e "pushtimit të djallit" për të përfituar nga sëmundja mendore e Davidit.

Kuriozë për trailer-in? Sigurisht.

Burimi: Pop Sugar

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

'The Conjouring 3: The Devil Told Me to Do It' will be based on a true creepy story!

'The Conjouring 3: Djalli më tha ta bëja' do të bazohet

"The Conjuring 3: The Devil Made Me Do It" - will be released on June 4 on HBO Max and will be based on a true story. Paranormal investigators Ed and Lorraine Warren will pursue the case of Aryne Cheynne Johnson and the "devil invasion" he claims. After stabbing his owner, 19-year-old Johnson used this "invasion" as a defense in court: "Devil made me do it" (The devil made me kill him).

Before you see the interpretation of "The Conjuring" of this strange story, here you have a little more information about what happened in the real event.

The murder took place in February 1981, in the small town of Brookfield, which had not seen a murder case after nearly 200 years of existence. Cheyenne Johnson, after an argument with his 40-year-old owner, stabbed the latter several times. Johnson had no criminal record before. His fiancée, Debbie Glatzel, saw the whole event, but came to her defense during the court case.

What happened 1 year ago

To get a full picture of the supernatural background of this issue, we have to go back, 1 year before the murder. Since the summer of 1980, Glatzel's 11-year-old brother, David, had seen "a man with big black eyes, a thin face with animal features and big teeth." He squatted in his bed, screaming, spitting and kicking - David apparently tried to get away from "the knives who wanted to shoot him" and "the hands that wanted to kill him". Glatzel asked Johnson to transfer with her family to help her brother's situation. Her parents even brought a priest to bless the house, but nothing seemed to work. They eventually recruited paranormal Warrens events detectives, who informed them that there were "43 demons inside David."

Johnson and Glatzel left the Glatzel family home because David's problems and behavior became too much for them. According to Johnson, he challenged David's demons to enter his body during an exorcism and killed the owner while he was possessed. Four months before the murder, Lorraine apparently called police to warn them that there was danger to the Glatzel family.

What happened in court and after

Johnson was convicted of first-degree murder, spending five years in prison. He later married Glatzel in 1984 while still serving his sentence. The couple has backed Warrens's version of the story, but Glatzel's brothers, David and Carl, later claimed that Warrens fabricated the "devil invasion" deception to take advantage of David's mental illness.

Curious about the trailer? Of course.

Source: Pop Sugar