Metropolitan

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal
Instagram/Jake Paul


Logan Paul dhe Nina Agdal janë zyrtarisht burrë e grua! Çifti i njohur është martuar në Itali dhe lajmin e ka bërë me dije Jake, vëllai i Paul, i cili publikoi një video nga ceremonia, duke shkruar: “Jam duke qarë, vërtet”.

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal

Në video shfaqej modelja daneze, 33 vjeç, e cila po lexonte një pjesë të betimeve të saj, ndërsa Paul dukej i prekur.

Nina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë, pa rripa, ndërsa Paul, një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal

Modelja e “Sports Illustrated” dhe influencuesi ndezën thashethemet për një romancë në verën e vitit 2022, kur u panë duke u puthur në Londër. Më tej, ata u shfaqën në një tjetër takim romantik në New York.

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal

Nina Agdal, e njohur edhe për lidhjen e saj me Leonardo DiCaprio-n, e bëri zyrtare lidhjen me Logan në Instagram për Vitin e Ri, duke postuar një foto të tyre, duke u përqafuar.

Një burim bëri me dije për Daily Mail në korrik 2023 se çifti u fejua në hotelin prestigjioz “Passalacqua” në liqenin Como, ku një dëshmitar tha se Paul dhe Nina “ranë në gjunjë dhe u përqafuan në tarracën e hotelit”, pasi ai i propozoi.

Zyrtarisht burrë & grua! Martohen Logan Paul dhe Nina Agdal

Më pak se një vit më vonë, në prill të vitit 2024, çifti i njohur njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të parë, në një postim të përbashkët emocionues në Instagram.

“Një tjetër Paul vjen këtë vjeshtë”, shkruhej në mbishkrim, ndërsa çifti shfaqej duke u puthur. Në shtator, Logan dhe Agdal zbuluan se ishin bërë prindër të një vajze, të quajtur Esmé.

REELS

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

----zyrtarisht-burre-grua-martohen-logan-paul-dhe-nina-agdal-i83821