Shfaqja e disa monoliteve misterioze nga Rumania, Hollanda, Anglia në SHBA, i ka bërë rrjetet sociale që të vërshojnë me teori konspirative dhe jo-konspirative në lidhje me arsyen e vendosjes së tyre. Disa prej teorive më të besuara janë:
Një lojë...për vëmendje
Askush nuk vendos diçka me shkëlqim, në një vend ku është lehtësisht i dukshëm, duke pretenduar që të mos gjendet. Kushdo që e ka vendosur, ka pritur që monoliti të fotografohet, të shpërndahet nëpër rrjete sociale dhe të kthehet në qendër të vëmendjes. Pra, një teori thotë se po bëhet thjesht për vëmendje. Por, pse?
Një projekt artistik
Një teori sugjeron se monoliti është në të vërtetë pjesë e një projekti të gjerë arti i lidhur me gjërat fantastiko-shkencore. Në mënyrë të veçantë, ka spekulime se John McCracken, një skulptor minimalist dhe adhurues i gjërave fantastiko-shkencore, i cili ndërroi jetë në vitin në 2011, mund të jetë përgjegjës për çfarë po ndodh, sipas The New York Times. Djali i tij, Patrick McCracken, mendon se mund të jetë edhe puna e të atit. Babai madje i tha që do të linte artin e tij në zona të thella për t'u zbuluar më vonë.
“Ai nuk ishte i zakonshëm. Ai besonte paraprakisht për racat e huaja që do të vizitonin Tokën. Sipas tij, alienët e kanë vizituar Tokën për shumë gjatë dhe nuk janë dashakeqë. Ata donin të ndihmonin njerëzimin për të kaluar këtë kohë të evolucionit tonë, ku gjithçka që bëjmë është të luftojmë njëri-tjetrin.”
Një mënyrë për të marrë në konsideratë mjedisin
Disa janë të mendimit se vendosja e Monolitit prej metali në natyrë, në zona të thella, mund të jetë një përpjekje për të sjellë në vëmendje ndikimin e njeriut te mjedisi.
Fushatë reklamuese
Një teori thotë se shfaqja e strukturave mund të ketë lidhje me ndonjë projekt të ardhshëm, pse jo fantastiko-shkencor, dhe kjo mënyrë promovimi është gjeniale.
Alienët
Disa janë të mendimit se strukturat janë vendosur nga alienët. Fundja është 2020, asgjë nuk na çudit më.
Burimet: Mashable, Vox, Deseret, CNet