Ja përshëndetje! Po rikthehemi si guida jote kozmike për të të sqaruar se ç’po ndodh në sistemin tonë diellor. Nëse ke takuar ndonjë Shigjetar në jetën tënde, me siguri ke vënë re se ka një talent aspak të fshehur për të krijuar kaos, për të bërë reflektime të thella, për të thënë të vërteta shqeto dhe për të bërë vërejtje që ndonjëherë janë dhe të pasjellshme.
Shigjetari nuk është aspak një shenjë për njerëzit që i marrin gjërat personale. Kjo Hënë e plotë në Shigjetar (e cila njihet edhe si Hëna e Luleshtrydhes), do të ndriçojë qiellin më 11 qershor dhe do të heqë disa maska nga fytyrat e njerëzve që të rrethojnë. Dikush do të ekspozohet. Kujdes! Mund të jesh edhe ti!
Nga të gjitha shenjat e zodiakut, Shigjetari ka një përkushtim të madh ndaj “së vërtetës,” edhe kur kjo e vërtetë është e fryrë nga egot, e zhytur në projeksione dhe jo shumë e qartë.
Dashi
Ndërsa Saturni kalon në hapësirën tënde, po të kërkohet të shohësh ato pjesë të vetes që nuk përshtaten më mirë me mjedisin tënd. Të gjitha sjelljet ekzistojnë sepse dikur janë forcuar – nga dikush, diku, në një moment të caktuar. Cilat prej tyre po të duken të vjetra apo të shkëputura nga zhvillimi yt? Listoji dhe ndryshoji! Hëna e plotë të fton të reflektosh mbi mënyrën se si shprehesh dhe çfarë tërheq stili yt i komunikimit në jetën tënde.
Demi
Po hyn në një moment të rëndësishëm për shpirtin tënd, Dem! Po lë pas një version të vjetër të vetes, me vlera që nuk përputhen më me atë që po bëhesh. Ndërsa shpirti yt riorientohet, mund të vëresh se vlerat e tua të mëparshme po zbehen dhe kjo është mëse normale. Ky transformim i shpejtë mund të të lërë paksa të çorientuar, por ti e di, që të shkatërrosh të vjetrën, duhet të humbasësh disa pjesë nga vetja, në mënyrë që të lejosh të zëvendësohen me mundësi të reja.
Binjakët
Po mëson t’u kushtosh vëmendje reagimeve emocionale të papërpunuara, shpërthimeve dhe gabimeve që bën shpesh, sidomos në raport me veten. Ti si shenjë je shumë e ndjeshme dhe e aftë të tërheqësh dashurinë dhe vëmendjen që meriton, megjithatë, e ke të vështirë të shkëputesh nga e kaluara. Kujtohu që nuk jeton më në atë periudhë dhe përmirëso veten.
Gaforrja
Për fatin tënd jo dhe aq të mirë, Jupiteri ka hyrë në shenjën tënde dhe do të qëndrojë derisa të të japë leksionet që të duhen. Me të në krah, ke “lejen” që ta teprosh ndonjëherë, të përqafosh të gjitha dimensionet e personalitetit tënd dhe të shijosh shpërblimet që merr nga të tjerët. Megjithatë, kujdesu që të tregosh edhe urtësinë që ke brenda vetes.
Luani
Të ruash imazhin tënd dhe të mos veprosh, të shërben për momentin, por krijon edhe një maskë që do të të lodhë. Përtej dëshirës tënde për t’u socializuar dhe për të qenë në qendër të vëmendjes, kujdesu që të jesh në koherencë me dëshirat dhe shpirtin tënd. Kjo Hënë e plotë të lejon ta eksplorosh veten dhe t’ia nisësh nga e para.
Virgjëresha
Mendja jote është te karriera, qëllimet dhe vizioni yt, por zemra të tërheq prapë drejt ndërlikimeve dhe problemeve në sferën e shtëpisë dhe familjes. Në vitet në vijim, lidhjet që ke ndërtuar do të ndikojnë në të ardhmen, ndaj krijo një sistem më të sigurt për njerëzit që lejon në jetën tënde.
Peshorja
Peshore, nëse ky artikull të duket si një sulm personal, të premtoj që nuk është! Presioni i universit për rritjen tënde mund të jetë shfaqur si zhgënjim ose ëndrra të parealizuara, por na beso, ka një plan më të mirë për ty! Ti duhet të rritesh, edhe pse në mënyrë jo dhe aq miqësore dhe të përmirësohesh, me apo pa dëshirën tënde.
Akrepi
Mirë se vjen në epokën tënde të lehtësimit, Akrep! Mjegulla po ngritet dhe po kupton sa larg ke arritur. Si shenjë e sunduar nga Marsi dhe Plutoni, shpesh përparon në jetë me intensitet dhe ndonjëherë kjo e bën të vështirë të ndalesh dhe të vlerësosh progresin. Kjo Hënë e plotë është momenti yt për të bërë bilancin, për t’u çliruar dhe ndoshta për të shijuar një surprizë financiare, romantike (ose të dyja).
Shigjetari
Marrëdhëniet po zbulojnë të vërteta emocionale që të ndihmojnë të kuptosh veten në një nivel shpirtëror. Kjo Hënë e Plotë është një pasqyrë, e cila tregon sa larg ke arritur dhe sa shumë je rritur. Beso në ritmet e trupit tënd. Lësho lotët kur të vjen për të qarë dhe konsideroje këtë si akt respekti ndaj vetes.
Bricjapi
Kjo Hënë e plotë të sugjeron që t’i marrësh gjërat më pak seriozisht. Ti preferon kontrollin, strukturën dhe qëndrueshmërinë dhe është e kuptueshme, sepse je shenjë Toke! Por kjo ngjarje qiellore nis një sezon që lidhet me shpirtin tënd dhe me daljen në pah të emocioneve. Pavarësisht reputacionit tënd si një person goxha i fortë, kujtohu se edhe heronjtë qajnë.
Ujori
Ke dëshirën të luash, të krijosh, të dështosh në diçka të re dhe të provosh sërish. Askush që të do vërtet nuk pret prej teje të jesh më shumë – apo më pak – se personi që je. Kjo Hënë e plotë të fton të shprehësh vlerat e tua përmes artit. Fillo me atë që ke në dorë. Ti je një person që shprehesh me pikturë, poezi dhe komunikim. Beso në shkëlqimin tënd të veçantë. Jepi vetes kohë të eksplorosh dhe do habitesh ku do të të çojë talenti yt.
Peshqit
Kjo Hënë e plotë ndriçon vendin ku duhet të jesh në karrierën tënde. Po të kërkohet të ndash identitetin tënd nga mitet dhe konceptet që njerëzit kanë krijuar për ty. Ky moment është një rikthim te vetvetja dhe shpejt, do fillosh të vëresh se çfarë të jep energji dhe çfarë të shteron.
Artikuj të sugjeruar:
- Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde
- Jupiteri në Gaforre nga 9 qershori: Shenjat që preken më shumë
- Katër shenjat e horoskopit që rrisin fëmijë të pavarur
- 5 shenjat e horoskopit kinez që hyjnë në një epokë me fat duke filluar nga 9 qershori
- Horoskopi i Susan Miller: Qershor 2025