
Po, e lexove saktë. Heidi Klum u shfaq në një video të re në Instagram e shtrirë në shtrat, e mbuluar vetëm me një çarçaf, ndërsa i bënin një masazh (me gjasë shumë të mirë) dhe njëkohësisht teksa shijonte patatina nga një tas i madh.
Në video, modelja shfaqet me flokët bionde të lëshuar mbi supe, duke ngrënë qetësisht ushqimin e saj të pashëndetshëm, ndërsa masazhisti merrej me kofshën e saj.
Ajo mbante veshur disa bizhuteri ari dhe një manikyr ngjyrë nude, duke e kthyer momentin në një skenë relaksi total.
View this post on Instagram
Videoja është shpërndarë në Instagram dhe ka tërhequr menjëherë vëmendje, duke u komentuar si një nga momentet më të lakmuara të pushimeve të saj luksoze.
Duket se Klum e ka më se të merituar këtë ditë relaksi. Së fundmi, ajo ka qenë shumë e angazhuar profesionalisht. Më 20 janar, modelja u shfaq në premierën e dokumentarit të "Hilton Infinite Icon: A Visual Memoir", ku veshi një fustan të zi transparent.

Ndërkohë, javën e kaluar, Heidi u rikthye në xhirimet e sezonit të ri të Germany’s Next Top Model.
Mes angazhimeve dhe eventeve të shumta, ky moment relaksi tregon se Heidi Klum di si ta shijojë pushimin, në mënyrën më të thjeshtë dhe luksoze njëkohësisht.





