Showbiz

"Të ndarë para lajmit të shtatzënisë”: Ledri rrëfen detaje nga jeta e tij private

"Të ndarë para lajmit të shtatzënisë”: Ledri
Në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma yje”, këngëtari Ledri Vula hapi zemrën dhe tregoi si rrallëherë për jetën e tij personale. Ai ndau me publikun historinë emocionuese të shtatzënisë së partneres së tij Sara, detaje për raportin e tyre para lajmit të madh, si dhe përjetimet që shoqëruan ardhjen e vajzës së tyre, Poem Blu.

Gjatë intervistës, Arbana e pyeti nëse lajmi i shtatzanisë ka ardhur befas apo ishte një dëshirë e përbashkët e të dyve, Ledri pranoi se ky lajm kishte ardhur në një moment të papritur, kur lidhja e tyre po kalonte një periudhë të vështirë.

“E dëshironim, por erdhi krejt papritur! Një ditë para se të na njoftonte Sara për ekon, kishim vendosur të ndaheshim. Kur më telefonoi, unë isha duke fjetur tek disa miq dhe kisha pirë pak - mendova se isha në ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: ‘A do ta mbajmë?’ Ajo ishte e mbushur me gëzim,”- tregoi Ledri, duke përshkruar emocionin e parë të të bërit baba. “Sapo kam shkuar në shtëpi gjyshi ishte duke thyer pjata nga gëzimi”.


Ndërsa kujtonte momentin kur mbajti Poem për herë të parë në krahë, emocionet e tij ishin të dukshme. “Lotët nuk më ndaleshin, ishte momenti më i lumtur i jetës sime” - rrëfeu ai. Teksa u pyet nga Arbana rreth dëshirës së tij për të qenë “baba i një djali”, Ledri u shpreh se: “Vite me përpara edhe unë kisha qejf të kisha një djalë për shkak se në familje unë jam i vetmi djalë që mbaj mbiemrin Vula, por në momentin kur u zbulua gjinia dhe zbuluam se ishte vajzë, isha tej mase i lumtur”. Pyetjes “A je ti një baba prezent, duke pasur parasysh karrierën e vrullshme dhe koncertet?”, Ledri iu përgjigj: “Në momentin që vjen Poi në Prishtinë, nuk ka vend për asnjë tjetër - çohem e flej me të”. Sa i përket komenteve negative, Ledri theksoi se zgjedh të jetë përzgjedhës dhe të fokusohet vetëm tek komentet pozitive dhe se nuk i intereson aspak për gjërat që të tjerët kanë për të thënë.

Ledri foli gjithashtu për përditshmërinë e 'Poit', duke treguar se vogëlushja është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me jetën mes Tiranës dhe Prishtinës, duke krijuar miqësi të mira në të dyja vendet.

Sa i përket raportit të tij me Sarën, këngëtari u shpreh se privatësia e marrëdhënies së tyre ka qenë e pamundur për shkak të profilit të tij publik. Megjithatë Ledri u shpreh se: “Nëse Sara do ishte më private, ndoshta do të kishim qenë ende bashkë...” - duke lënë vend për nënkuptime lidhur me krisjen e raportit të tyre.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

"Separated before the news of the pregnancy": Ledri tells details of his private life

"Të ndarë para lajmit të shtatzënisë”: Ledri
At the premiere of Arbana Osman's new show, "Mirëbrëma yje", singer Ledri Vula opened his heart and told rarely about his personal life. He shared with the public the exciting story of his partner Sara's pregnancy, details of their relationship before the big news, as well as the experiences that accompanied the arrival of their daughter, Poem Blu.

During the interview, Arbana asked him if the news of the pregnancy came suddenly or if it was a common desire of both, Ledri admitted that this news had come at an unexpected moment, when their relationship was going through a difficult period.

"We wanted it, but it came all of a sudden! The day before Sara informed us about the echo, we had decided to separate. When he called me, I was sleeping over with some friends and had a few drinks - I thought I was dreaming. My first question was: 'Are we going to keep it?' She was filled with joy," Ledri said, describing the first emotion of becoming a father. "As soon as I got home, grandfather was breaking dishes with joy."


As he recalled the moment he first held Poem in his arms, his emotions were palpable. "I couldn't stop crying, it was the happiest moment of my life" - he confessed. When asked by Arbana about his desire to be "the father of a boy", Ledri said that: "Years ago I also wanted to have a boy because I am the only boy in the family who bears the last name Vula , but at the moment when the gender was revealed and we found out that it was a girl, I was extremely happy". To the question "Are you a present father, considering your busy career and concerts?", Ledri answered: "The moment Poi comes to Pristina, there is no room for anyone else - I get up and sleep with him." As for the negative comments, Ledri emphasized that he chooses to be selective and focus only on the positive comments and that he doesn't care at all about what others have to say.

Ledri also spoke about Poi's daily life, showing that the little girl has adapted to life between Tirana and Pristina in an excellent way, creating good friendships in both countries.

As for his relationship with Sarah, the singer said that the privacy of their relationship was impossible due to his public profile. However, Ledri said that: "If Sara was more private, maybe we would still be together..." - leaving room for implications regarding the breakdown of their relationship.

Suggested articles:

 

----te-ndare-para-lajmit-te-shtatezenise-ledri-rrefen-detaje-nga-jeta-e-tij-private