Fashion & Beauty

Larja e flokëve një herë në javë (edhe pse mund të duken të pastër) nuk është aq ide e mirë

Larja e flokëve një herë në javë (edhe pse mund të
Getty Images


Spoiler: Të lash flokët një herë në javë nuk është alternativa më e mirë, madje, edhe kur flokët duken të pastër. Debati “sa shpesh duhen larë flokët”, vijon të jetë i ndezur, por ekspertët thonë se një herë në javë s’është mjaftueshëm për të pasur flokë të pastër.
 
Rosi Fernandez, stiliste e flokëve dhe drejtore e “Ananda Ferdi” thotë se nuk këshillohet të lahen flokët një herë në javë (përjashtim bëjnë rastet kur shampoja është sugjeruar nga ekspertë dhe arrin të eksfolojë skalpin dhe të mos krijojë probleme), pasi folikulat* bllokohen dhe nuk marrin ajër.
 
Folikula* - Flokët organizohen në grupe me 1-4 fije flokësh që quhen folikula. Çdo folikul është një njësi biologjike e kompletuar dhe përmban nerva, enë gjaku, gjendra dhjamore dhe kolagjen.
 
Shkaku kryesor se pse duhen larë flokët më shumë se një herë në javë lidhet pikërisht me ndotjen e mjedisit dhe në vitin 2023, ndotja është bërë më e pamëshirmshme se kurrë me flokët tanë. Flokët bëhen pis, pa e kuptuar ne dhe ndonëse mendojmë se janë të pastër, sërish, tymi i makinave, djersa, tymi i duhanit dhe çdo gjë që ndodh përreth akumulohet në flokët tanë.
 
Sipas Fernandez, kur flokët lahen një herë në javë, folikulat bllokohen dhe kjo mund të sjellë një sërë problemesh: skuqje të skalpit, kruarje, ndjeshmëri, zbokth dhe madje, edhe rënie të flokëve. Grimcat e vogla të pluhurit, shpesh të padukshme për syrin, bllokojnë oksigjenimin e flokëve, ndaj sugjerohet që flokët të lahen më shpesh, edhe nëse janë të trashë dhe të fortë.
 
Tani, shkurt e qartë, sa herë duhet t’i lani flokët në javë?
 
Në fakt, nuk ka një rregull universal për shpeshtësinë e larjes së flokëve. Fernandez thekson se duhet të keni parasysh vendin ku jetoni dhe stilin e jetesës që bëni.
 
“Nuk është njësoj të jetosh në një qytet ku ndotja është shumë më e lartë se në periferi apo në fshat. Klima, përdorimi i biçikletës, motorit, makinës, sportet, aktivitetet fizike, cilësia e ujit me të cilin lani flokët, të gjitha ndikojnë”. Megjithatë, kur flokët janë të thatë dhe të trashë, ekspertët këshillojnë që të lahen të paktën 2 herë në javë për të larguar mbetjet e grumbulluara në skalp dhe që dëmtojnë flokët.
 
Fernandez rikujton edhe rëndësinë që ka fërkimi i shampoos në duar para aplikimit, veçanërisht nëse është produkt organik. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme shpëlarja e duhur, pasi u siguron flokëve shkëlqim.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Washing your hair once a week, even though it may look clean, is not such a good idea

Larja e flokëve një herë në javë (edhe pse mund të
Getty Images


Spoiler: Washing your hair once a week is not the best option, even when your hair looks clean. The debate "how often should you wash your hair" continues to be heated, but experts say that once a week is not enough to have clean hair.
 
Rosi Fernandez, hair stylist and director of "Ananda Ferdi" says that it is not advisable to wash your hair once a week (except for cases where the shampoo is suggested by experts and manages to exfoliate the scalp and not create problems), as the follicles* are blocked and they don't get air. Follicle* - Hair is organized into groups of 1-4 strands of hair called follicles. Each follicle is a complete biological unit and contains nerves, blood vessels, sebaceous glands and collagen.
 

 
The main reason why we need to wash our hair more than once a week is precisely related to environmental pollution, and in 2023, pollution has become more ruthless than ever with our hair. Hair gets dirty without us realizing it and even though we think it's clean, again, car smoke, sweat, cigarette smoke and everything that happens around accumulates in our hair.
 
According to Fernandez, when hair is washed once a week, the follicles become blocked and this can lead to a number of problems: scalp redness, itching, sensitivity, dandruff and even hair loss. Small dust particles, often invisible to the eye, block the oxygenation of the hair, so it is suggested to wash the hair more often, even if it is thick and strong.
 
Now, in short, how many times a week should you wash your hair?
 
In fact, there is no universal rule for the frequency of hair washing. Fernandez points out that you have to consider where you live and the lifestyle you lead.
 
"It is not the same to live in a city where the pollution is much higher than in the suburbs or in the countryside. The climate, the use of bicycles, motorbikes, cars, sports, physical activities, the quality of the water you wash your hair with, all have an effect." However, when the hair is dry and thick, experts advise to wash it at least 2 times a week to remove the residues accumulated on the scalp and that damage the hair.
 
Fernandez also recalls the importance of rubbing the shampoo in the hands before application, especially if it is an organic product. Also, proper rinsing is very important, as it provides shine to the hair.

Suggested articles: