Është pyetja e dekadës: Si të tërheqësh më shumë klientë dhe të mbetesh ekskluziv? Gucci ia gjeti përgjigjen. Duke hapur një restorant të përballueshëm.
Këtë javë, në Firence, u inaugurua Gucci Osteria, një restorant pjesë e Gucci Garden. Gucci Garden është gjysmë dyqan, gjysmë galeri, një e hedhur guri larg galerisë Uffizi.

Produktet në shitje kurohen me kujdesin më të madh dhe klientët që vijnë të blejnë, mund të konsumojnë një vakt të këndshëm përgatitur nga shefi me tre yje Michelin, Massimo Bottura.
Mund të porosisni tortelini Gucci me salcë parmixhano për 20 euro, simite Gucci të mbushura me mish derri dhe spërkatur me uthull balsamike dhe miso për 15 euro. S’mund të mungojnë karkalecët Gucci për 30 euro, spinaqi i kavardisur për 10 euro. Ose, ose mund të provoni një kapuçino të arrirë italiane, shoqëruar me kuba sheqeri me logon e Gucci-t. Asnjë pjatë nuk kushton më shumë se 30 euro, që në botën e Gucci-t janë qindarka.

Është brilante si ide. Akademikët e Harvard Business School e quajnë “turizëm brandi”. Klientela që synon Gucci me këtë restorant, janë njerëzit që e vlerësojnë brandin, mund të blejnë tek tuk, por nuk bëjnë sikur janë pjesë e elitës Gucci.
Burimi: The Guardian