
Desh vdiqëm nga gëzimi kur na thanë në tetor se mund t’i fshinim mesazhet që dërgonim gjatë një bisede në WhatsApp. Kështu thamë se shpëtuam nga fotot që mund të shpërndanim padashje apo nga fjalët që u penduam brenda të qindës së sekondit që i shkruajtëm.

Kjo ishte e mirë për ne derisa edhe bashkëbiseduesi ynë nisi t’i fshinte mesazhet dhe ne donim të dinim ç’kishte thënë. Kështu u rikthyem përsëri aty ku ishim, donim medoemos një aplikacion të ri që ta hidhte poshtë këtë të tetorit.

WhatsApp- i ju kupton shumë mirë si ndiheni ndaj gjejeni pak çfarë: na dhuroi një aplikacion të ri fringo!

“WhatsRemoved” ju bën të mundur të zbuloni mesazhet e fshira. Zgjidhni se cilën përmbajtje kërkoni të zbuloni dhe sado ai/ ajo të mundohet ju jo vetëm që do t’i shihni, por dhe do të mund t’i ruani në dosje.

Momentalisht aplikacioni është i vlefshëm vetëm për sistemin Android.