
Pati një moment të sikletshëm në ceremoninë e Golden Globes, ku Amanda Seyfried u duk sikur po “tallte” koleget e saj.
Aktorja humbi në dy kategori mbrëmjen e djeshme, ndërsa reagimet e saj u kapën nga kamerat në kohë reale.
Amanda Seyfried u pa duke shtrënguar fytyrën nga zhgënjimi teksa humbi çmimin, ndërsa gjatë ceremonisë bëri edhe disa mimika të theksuara.

Ajo ishte e nominuar si “Aktorja më e mirë” (muzikal ose komedi) për rolin e saj në "The Testament of Ann Lee". Megjithatë, çmimin e fitoi Rose Byrne për filmin "If I Had Legs I’d Kick You".
Ajo ishte gjithashtu e nominuar si “Aktorja më e mirë” në mini-serialin televiziv "Long Bright River", por humbi përballë Michelle Williams, e cila fitoi me rolin e saj në "Dying for Sex".
Në momentin kur u shpall fituesja për aktoren më të mirë në kategori muzikal ose komedi, Amanda u duk qartazi e zhgënjyer. Në një video që u bë shpejt virale, ajo shihet duke bërë një mimikë jo shumë të këndshme, përpara se të detyrohej të buzëqeshte.
Më pas, ajo duartrokiti dhe u ngrit në këmbë ndërsa Rose Byrne merrte çmimin.
Ndërkohë, kur u shpall fituesja për aktoren më të mirë në mini-serialin televiziv, Amanda u pa duke duartrokitur para se të shpallej emri i fitueses, gjë që u vu re menjëherë nga fansat.


Reagimi i saj shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve u shkrinë se qeshuri me reagimet e aktores.
Rose Byrne reacts to winning her first ever Golden Globe. pic.twitter.com/Mj9MQUxHKX
— Film Updates (@FilmUpdates) January 12, 2026
Disa njerëz komentuan:
“Amanda Seyfried që duartroket para se të shpallet fituesja sepse ishte gati të humbte, po vdes!”
“Amanda duke u përgatitur të duartrokasë fituesen, shumë qesharake.”
“Reagimi i Amanda-s po më shkatërron nga e qeshura.”
Pavarësisht humbjeve, filmi i ri i Amanda Seyfried, "The Housemaid", po vazhdon të ketë sukses të madh në kinema.

