Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Peshorja dhe Akrepi

Duhet ta keni vënë re se do të ishte një ide e mirë nëse kujdeseni pak më tepër për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Është e vërtetë që gjatë gjithë kësaj kohe jeni marrë me punë edhe në shtëpi, prandaj me ardhjen e shtatorit gjeni kohë për gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Jeni një muaj para ditëlindjes suaj dhe astrologjikisht është koha më e mirë për të bërë analiza mjekësore.

Filloni menjëherë që pas Hënës së Re në Virgjëreshë, në 9 shtator. Nëse keni ngarkesa psikologjike apo varësi ndaj ndonjë substance, përdoreni këtë hënë të re për të marrë trajtimin që ju duhet për tu përmirësuar.

Një situatë brenda shtëpisë apo në familje është kthyer në një sfidë për ju që duhet ta zgjidhni dhe kërkon vëmendjen tuaj maksimale. Mund të shqetësoheni për shëndetin e njërit prej prindërve, ose të mendoheni për një ofertë të re pune.

Gjatë kësaj kohe mund të ndjeni nevojën për të bërë rregullime në shtëpi apo disa blerje të reja. Gjithsesi, këto janë thjesht disa shembuj rreth gjërave që mund të jeni duke menduar.

Ka shumë mënyra që Saturni ta bëjë të ndjeshme prezencën e tij, por nuk është nevoja të nxitoheni.

9 shtatori do t’ju sjellë mundësi të mira për të zgjedhur problemet brenda shtëpisë, familjes. Këshilla do t’ju vijnë nga miqtë, partnerë biznesi apo kushurinj të largët. Vlerësojini me kujdes çdo këshillë që merrni, pasi mund të gjeni zgjidhje.

Duhet të dini gjithashtu se ditën që Afërdita do të jetë në vijë të drejtë,  16 nëntor, Mërkuri do të ndodhet në prapavijë. Deri në 6 dhjetor. Nuk do të jetë kohë e mirë për të blerë pajisje elektronike, kështu që gjatë tetorit merrni gjithçka ju duhet.

Dita më e mirë e gjithë muajit do të jetë 11 shtatori, kur  Jupiterim dhënësi i dhuratave dhe fatit të mirë është fokusuar tek pasuria dhe çështjet e shit-blerjeve. Kështu që, nëse keni ndonjë plan të tillë vlerësojeni shtëpinë apo pronën tuaj ashtu siç nuk keni patur mundësi ta bënit më parë.

Udhëtimet, për çfarëdolloj arsyeje mund t’i japin lezet jetës suaj.  Mos u mendoni shumë dhe bëni gati valixhet. Dita që duhet të shmangni është 18 shtatori, kur Marsi është në Ujor dhe përplaset me Uranin në Dem. Atë ditë mos merrni asnjë vendim dhe hap të ri. As mos flisni për gjëra serioze me partnerin tuaj.

Me 24 shtator, e gjithë vëmendja juaj do të jetë tek partneri, çështjet e dashurisë a biznesi. Nëse po bashkëjetoni dhe keni qenë i palumtur këto kohë, duhet të flisni me partnerin. Nëse jeni i martuar mund të keni patur ndonjë mosmarrveshje që doni ta zgjidhni sa më parë.

Hëna e Plotë e 24 shtatorit do të jetë më shumë e fokusuar në aspektin personal dhe emocional se sa në atë profesional, kështu që qëndroni optimistë. Kjo Hënë do t’ju qartësojë mendimet duke ju bërë të shihni gjithë mundësitë që po ju jepen.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Peshorja dhe Akrepi

Fundi i gushtit ka qenë periudhë e veçantë për ju. Mund të keni kaluar një eksperiencë të bukur romantike me dikë të cilin e keni dashur gjithmonë. Mund të keni qenë në udhtime apo ambiente të tjera festive. Ose, një fëmijë ka ndryshuar jetën tuaj për mirë. Është e pazakontë për ju që të hiqni sytë nga rruga; jeni shumë i dhënë pas punës dhe bizneseve, por ndonjëherë të gjithë duhet t’i lëmë një moment këto gjëra dhe të merremi me anën e butë, atë emocionale të jetës.

Hëna e Plotë e gushtit ju ka bërë më socialë dhe keni njohur miq të rinj.  Shenja juaj e dashuron privatësinë, por hera herës duhet t’i kujtoni vetes që është një botë e madhe atje jashtë që pret ta eksploroni.

Hëna e Re e 9 shtatorit do të sjellë 2 javë shumë sociale në jetën tuaj. Do të udhëtoni për të takuar miq, ose thjesht për qejd. Nëse jeni i martuar, edhe partneri juaj do të shkojë shumë mirë me grupin tënd shoqëror, edhe nëse më parë diçka e tillë s’ka ndodhur.

Nëse aktualisht nuk jeni të sigurt rreth lidhjes suaj romantike, mos e sforconi veten për të marr një vendim urgjent, të paktën derisa Afërdita të shkojë në vijë të drejtë. Kjo do të ndodhë në 17 dhjetor. Gjatë kësaj kohe merruni me një lidhje biznesi të cilën e keni lënë pas dore.  Nëse jeni single, nuk është mirë të nisni diçka në nëntor a tetor, kështu që mund të lidheni tani.

Shmangni çdo veprim, aq më tepër në aspektin romantik apo familjar në 18 shtator. Dikush që lidhet me shtëpinë tuaj nuk do ta ketë llogjikën e pastër këtë kohë, kështu që sa më pak të flisni aq më mirë. Gjatë gjithë muajit, punën me financat do t’i keni mirë. Edhe reputacioni i emrit tuaj do të shkëqejë gjithashtu në 11 shtator.

Njerëzit e famshëm do t’ju adhurojnë për shkak të punës suaj të pagabueshme. Nëse duhet të firmosni një marrëveshje të rëndësishme, 11 shtatori është sërish data e duhur. Në 24 shtator do të jeni duke mbaruar një projekt i cili mund t’ju ketë sjell pak stres këtë kohë.

Ky muaj do të mbarojë shumë bukur për ju. Në 27 shtator,  kur Marsi dhe Dielli të takohen bashkë, do të sjellin mundësi të arta për ju.  Familja do të dojë t’ju ndihmojë në çdo formë dhe nga karriera do të dëgjoni lajme të mira. A s’mund të jetë e gjithë jeta kështu? Sigurisht që jo, por 27 shtatori është, kështu që shfrytëzojeni.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Susan Miller Horoscope for September 2018: Libra and Scorpio

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2018: Peshorja dhe Akrepi
----susan-miller-horoscope-for-september-2018-libra-and-scorpio