Ka të ngjarë të jetë një muaj emocionues, që do ta kujtoni gjithnjë. Urani, planeti i zhvillimeve të papritura dhe surprizave, do të hyjë në Dem më 6 mars dhe do shfaqë pamjen e parë të shtëpisë suaj të dhjetë të nderit, çmimeve dhe arritjeve. Urani sjell edhe pengesa me raste, por nëse i menaxhoni si duhet, mund të ndikojë tek fama juaj. Ky planet i ndryshimit do të ndikojë tek ju për shtatë vite.
Në shtatë vitet e ardhshme, do të keni një platformë të duhur për të nisur idetë tuaja. Të tjerët do të dëgjojnë mendimet dhe idetë tuaja.
Do të nisni të mendoni për karrierën pasi Marsi është në sektorin e arritjeve profesionale për herë të parë në dy vite. Duke pasur si Marsin dhe Uranin në këtë sektor, aktivitetet do të rriten. Brenda dy muajsh, do të keni para një mundësi të rëndësishme. Për momentin, do të vendosni një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në çështjet profesionale. Përfitimet në karrierë do t’i shihni me patjetër.
Hëna e re do të ndikojë tek sektori i parave duke mundësuar një marrëveshje biznesi fitimprurëse ose do të pranoni që të vendoseni në një pozicion të ri pune. Nëse keni biznesin tuaj, do të punoni në ngritjen e kapitaleve. Nëse punoni në art, aktrim, fotografi, kinematografi, producent, anëtar i një ekipi që merret me realizimin e filmave etj, një ëndërr për të punuar në një projekt të ri do të bëhet realitet. Jepni maksimumin.
Para se të nënshkruani një dokument, mbani mend se Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 deri më 28 mars, duke krijuar një lëmsh të madh. Kërkoni ndihmën e një avokati dhe as mos e çoni ndërmend që t’i bëni vetë këto punë.
Shihni nëse mund të pushoni gjatë ditëve kur Hëna e plotë shkon në Peshore, më 20 mars. Afërdita do të jetë në shtëpinë e shtatë të partneritetit kështu që nëse jeni në një lidhje, do të përjetoni disa momente shumë speciale.
Ky muaj sjell lajmin me emocionues dhe të lumtur për ju – 6 mars: Urani, planeti i të papriturave, do të largohet nga shtëpia juaj e tetë, e cila rregullon kreditë dhe borxhet. Do të ndiheni të lumtur pasi largimi i Uranit sjell fundit e “goditjeve” financiare, të cilat i keni menduar këto kohë. Urani rrotullohet rreth Diellit për 84 vite, ndaj do të duhet shumëëëë kohë që të kthehet sërish te ju.
Tani, Urani do të hyjë në Dem, një shenjë tokësore. Në shtëpinë tuaj të nëntë, Urani do të sjellë surpriza tek udhëtimet dhe arsimimi. Përveç kësaj, mund të filloni të shihni projekte që lidhen me median, publicitetin, shkrimin etj.
Udhëtimet do të vendosen në qendër, sidomos në vitet në vazhdim. Një vëmendje e veçantë do të kenë në Mars. Edhe nëse nuk do të udhëtoni për kënaqësi, do të keni shumë mundësi që të punoni me partnerë ndërkombëtarë nëpërmejt biznesit apo punës suaj aktuale.
Nëse jeni në një lidhje prej shumë kohës, pas Hënës së re të 6 marsit, mund të merrni një propozim për martesë. Në lidhje me anën profesionale, inkurajoni anëtarët e ekipit dhe vartësit tuaj në mënyrë që të punoni të gjithë së bashku. Lejojini të shprehin pikëpamjet e tyre.
Më 20 mars, Hëna e plotë në Peshore do të plotësojë një çështje financiare. Do të paguani faturat që keni lënë pa paguar dhe njëkohësisht një shumë bujare do t’ju vijë në duar. Është e qartë që do të keni disa përgjegjësi financiare dhe do të jeni të ndërgjegjshëm për to, megjithatë sërish do të keni në vëmendje një udhëtim. Nëse keni fëmijë, merrini me vete.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.