Marsi ka të ngjarë të jetë një muaj fitimprurës. Hëna e re te Peshqit më 6 mars do të gjallërojë shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave. Ky muaj do të jetë një ndër më të mirët. Nëse jeni të vetëpunësuar ose merreni me shitje, mund të krijoni biznese të reja që do të rrisin ndjeshëm të ardhurat. Peshqit është një shenjë e dyfishtë, pra mund të merrni oferta nga dy burime.
Mërkuri në prapavijë mund të ngadalësojë pagesat që ju takojnë ndaj jini të vëmendshëm në lidhje me situatat e paparashikuara. Mbani parasysh që të mos nënshkruani dokumente me rëndësi pasi Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 deri në 28 mars. Nuk është nevoja të mbylleni në shtëpi gjatë kësaj kohe. Nuk do të ndiheni mirë gjithsesi.
Filloni gjatë kësaj periudhe të mendoni të blini diçka që ju mungon, kryesisht që ka lidhje me gjërat elektronike.
Urani do të jetë te Demi, sektori juaj i shtëpisë, më 6 mars. Urani ka fuqinë të sjellë ndryshime të mëdha, të ndryshojë situatat e rrethana të pazakonta. Pse jo mund të krijoni një biznes në shtëpinë tuaj. Ç’kishte Steve Jobs më shumë se ti, i cili e nisi projektimin e Apple në garazhin e tij?
Është e mundur që të keni dëshirë të shkoni në një vend të ri, sepse kurrë nuk u përshtatët me vendin ku jetoni momentalisht. Mund të dëshironi të jetoni diku jashtë shtetit. Urani rregullon këto çështjet e vendeve të huaja, ndaj edhe nëse nuk lëvizni jashtë, mund të shkoni në një kolegj, shkollë pasuniversitare në distancë nga vendi ku jetoni.
Urani në Dem është me rëndësi për ju pasi është hera e parë që ndodh që nga vitit 1993-1994. Planeti do të qëndrojë te Demi deri më 2026-n.
Nëse nuk lëvizni, mund të përballeni me situata të pazakonta në lidhje me shtëpinë dhe familjen.
Afërdita do të jetë në Ujor më 1-26 mars, duke siguruar argëtim dhe dashuri. Hëna e Re do të vendosë Afërditën në qendër të vëmendjes dhe kur Afërdita vendoset në “bisedime” me Jupiterin, udhëtimi parashikohet hyjnor. Jupiteri është në sektorin e miqësisë, ndaj ka të ngjarë të udhëtoni me një mik.
Disa çështje të arsimit do të dalin në pah gjatë marsit, ekzaktësisht më 20.
Nëse punoni në projekte që kanë lidhje me median, Hëna e plotë do t’ju ndihmojë të përfundoni një projekt shumë të dashur për ju, të cilin mezi po prisni ta prezantoni te të tjerët. Duartrokitjet do të jenë shurdhuese për punën tuaj. Yay!
Ky do të jetë një muaj i madh, që do t’ju lejojë të ecni përpara drejt një ëndrre që e keni prej kohësh. Është edhe dita juaj e lindjes që mund t’u japë një shtysë drejt fatit. Neptuni, sundimtari juaj, do të orbitohet afër Diellit dhe Hënës së re të 6 marsit dhe do të krijojë një mundësi të mirë për kreativitetin. Do të keni mundësi për të folur në publik, të jeni në televizion, në media. Madje dhe viti i ardhshëm pritet të jetë me një produktivitet të jashtëzakonshëm.
Hëna e re do të mbërrijë më 6 mars, kështu që nëse ditëlindja bie në këtë datë, atëherë do të keni një muaj të shkëlqyer.
Ka një gjemb në trëndafil. Mërkuri do të jetë në prapavijë 5-28 mars, megjithatë kjo mund të funksionojë në favorin tuaj. Diçka ose dikush nga e kaluara mund të shfaqet dukshëm.
Urani, planeti i gjërave të papritura, kreativitetit, do të largohet nga shtëpia e juaj e dytë të çështjeve financiare dhe do të vendoset në shtëpinë e tretë të komunikimit. Urani është planeti i gjeniut. Mendja juaj do të shndërrijë në të gjitha idetë me të gjitha mënyrat origjinale për t’i shprehur ato.
Shtëpia e tretë rregullon udhëtimin në distanca të shkurtra dhe ka të ngjarë të udhëtoni më spontanisht sesa keni kaluar në të kaluarën.
Disa marrëveshje ligjore mund të jenë komplekse ndaj do të ishte e mençur të përfshini këshillat e një avokati për të nënshkruar një kontratë. Përgjigjet përfundimtare mbi çështje të caktuara mund t’i merrni rreth 20 marsit dhe do të jeni të kënaqur me rezultatet.
Afërdita do të shkojë te Peshqit për të qëndruar deri më 20 prill, duke sjellë kohën e duhur për ju që të bëni një freskim në lidhje me pamjen dhe garderobën. Deri në 28 mars, Mërkuri do të shkojë në pozicionin e duhur dhe do të ndjeni një shpërthim energjie me projekte të shumta.
Si një përmbledhje, marsi është një muaj i veçantë, sidomos nëse keni ditëlindjen së shpejti!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.