Të dielën, Dolce and Gabbana prezantoi koleksionin e parë të veshjeve që përmbajnë hixhab dhe abaja. Një lajm që u publikua për herë të parë në Style.com/Arabi. Koleksioni përmban 14 veshje në të cilat janë përdorur e zeza dhe bezha neutrale, këto të përziera me dantellë bardhë e zi dhe sigurisht nuk mund të mungonte nënshkrimi i shtëpise së madhe të modës: printet me lule dhe limon. Dolce and Gabbana është njëra nga pretendentet kryesore në fushën e modës përsa i përket hyrjes në tregun e Lindjes së Mesme. Vitin që shkoi Uniqlo hodhi në treg një linjë të krijuar nga dizajneri Hana Tajima, ndërsa H&M ka patur si imazh modelen dhe blogeren myslimane Mariah Idrissi ne fushatën e tyre “Close the Loop”.
Pavarësisht që hixhab dhe abaja janë bërë të zakonshëm për ne, rrallë herë ndodh që të merren në konsideratë nga shtëpitë e modës. Duhet thënë se kjo është një mundësi e mire, por e humbur pasi bota arabe përbën 23% të popullsisë së botës. Shpresojmë që iniciativa e Dolce & Gabbana të nxisë dhe shtëpi të tjera mode në plotësimin e kësaj kategorie konsumatorësh.
Burimi: Cosmopolitan; Përshtati: Ergisa Bejkollari