Vetëm tani që Gjiko publikoi këngën e re të quajtur “Distanca”, i kuptuam të gjitha. As ai dhe as Elita nuk folën kurrë qartë për shtatzëninë dhe pavarësisht fotove të dyshimta, s’pamë kurrë një foto të saj ku dukej 100% shtatzënë.
Dyshja duket se e kishte lënë suprizën e ëmblë për në klipin e ri. Pak ditë më parë, Gjiko prezantoi në Instagram-in e tij copëza të vogla nga videoklipi i ri, por ne gjithë ç’ka pamë ishin armë dhe gjak mes tij dhe Elitës.
Surpriza e vërtetë ishte lënë për në fund. Pas lamtumirash, zemrash të thyera dhe armësh drejtuar kah njëri tjetrit, Gjiko zgjohet nga makthi dhe përkëdhel barkun e rrumbullakosur të së shoqes që fle pranë tij.
Siç duket, dyshja kishte menduar që lajmin e pritjes së ëmbël ta zbulonin për herë të parë përmes një kënge dhe askujt s’ja mori mendje. Gjetje gjeniale!