Një fushatë raciste ka pasur atë për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe situate duket se është bërë shumë shqetësuese për emigrantët në vend.
Fletushka, postera, shënime nëpër murë , por edhe ngacmime në rrugë në të cilat u kërkohet të largohen: Të gjitha këto po përdoren duke u vendosur në lagjet ku banojnë polakë dhe emigrantë nga vende të tjera. Po përndiqen si pasojë e frikës, urrejtjes por edhe në formë inati për “Brexit”, familje që jetojnë prej 4 brezash dhe që kanë kontribuar në zhvillimin e vendit. 85 incidente kanë ndodhur nga e hëna deri të dielën, midis të cilave dhe sulmi fizik që i’u bë një vajze të re.
Ditën e së hënës, Keshilli Mysliman Britanik deklaroi që minoretet po sulmoheshin dhe se të ardhurit po përballeshin me një frymë urrejtjeje si kurrë më parë. “Na duhet një lider i zoti tani më shumë se kurrë. Vendi po kalon një krizë politike që po cënon seriozisht paqen” ka thënë një përfaqësues i komunitetit musliman.
Burimi: CNN / Përgatiti: Ergisa Bejkollari