
Në kuadër të Javës Evropiane të Basketbollit dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, Special Olympics Albania, në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria, organizuan sot Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar në Durrës. Eventi përmbylli programin vjetor sportiv të Special Olympics dhe synon të promovojë përfshirje, barazi dhe fuqizim përmes sportit.
Turneu i Unifikuar i Basketbollit
Turneu mblodhi së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani,Korça dhe Fieri duke përfshirë 60 sportistë me aftësi ndryshe intelektuale dhe 40 partnerë pa aftësi ndryshe që luajtën së bashku në formatet 5x5 dhe 3x3. Ekipet qe triumfuan në këto formate ishin Tirana dhe Shkodra.
Coca-Cola rithekson angazhimin e kompanisë për të mbështetur programe që nxisin diversitet, mundësi të barabarta dhe të drejtën për të marrë pjesë në sport pa diskriminim. Ne besojmë në fuqinë e sportit për të sjellë njerëzit së bashku.
Ceremonia përmbyllëse përfshiu shpërndarjen e medaljeve dhe certifikatave të pjesëmarrjes nga të ftuarit e nderit, përfaqësues institucionesh dhe organizatash sportive.