
Dhjetori është sport ekstrem, sidomos për kuletën, por kur bëhet fjalë për personazhet e jetës sonë, gjëja e fundit që mendojmë, janë paratë. Duam të kthehemi kaq shumë në Babagjysh, mjafton që t'i shohim të lumtur, por paralel me dëshirën, vjen dhe konfuziteti. Ç'dhurata të bëjmë?
Lehtësisht mund të pyesnim Chat GPT, por kjo e zbeh kënaqësinë e procesit dhe mbi të gjitha ju fyen imagjinatën. Si mund ta dijë më mirë Chat-i se çfarë do ajo shoqja jote që vetëm ankohet?
Gjithsesi, një udhëzues të thjeshtë po jua bëjmë ne, nisur nga llojet e personazheve që kemi rreth e rrotull.

1. “Mikja që thotë s’ka nevojë për dhurata, por ofendohet po s’i çove gjë”
Profili: Minimaliste. Derisa të vijë dhurata. Pastaj: “sa e kam dashur këtë gjë gjithmonë!”
Një ditar super-estetik që s’do ta mbushë kurrë. Ose një qiri shumë elegant që mund ta ndezë vetëm për raste të veçanta.

2. “Kolegia që kërkon pushim, detox, qetësi, shpëtim nga gjithçka”
Ajo është gjithmonë e lodhur. Nga gjithçka. Nga jeta. Edhe nga ti, pak. Mbase pret ndonjë biletë avioni, por jemi të sigurtë që do të të përqafonte më fort nëse për dhuratë fundviti i blen pajisjen e re të IQOS duke qenë se ajo është duhanpirëse dhe po mendon të kalojë te një alternativë më e mirë.

3. Kushërira që e sheh veten si personazh të ‘Emily in Paris’
Profili: Jeton në Tiranë, por mendërisht është në Paris duke pirë cappuccino me Pierre-n. Çfarë t’i marrësh? Kapelë berete. Parfum me aromë ‘floral chic’. Ose një palë pizhama që të vazhdojë të shohë seriale. :)
4. Atij që s'i pëlqen asgjë!
Për të s'ëshë kurrë mjaftueshëm asgjë. As dhurata nuk do, por sigurisht nuk do ta lësh pa gjë. Merri një libër filozofik që me shumë gjasa nuk do ta lexojë, por do t'i duket vetja intelektual mjaftueshëm. Çorape të zeza (nuk gabon kurrë).
Ose një paisje chic IQOS nëse ai/ajo është duhanpirës/e dhe po kërkon një alternativë më të mirë.

5. Mami që thotë ‘mos më sill gjë’ dhe pastaj të thotë "vetëm për mua s'mendoni"
Mami, personazhi vetëmohues që aty nga mesi i dhjetorit vendos të mos rezervohet fare. Teksa të sheh që paketon për të tjerët, fillon me ironinë e saj të veçantë. T'i biem shkurt: Merri diçka për shtëpinë që ajo do e përdorë vetëm kur vijnë njerëz. Ose një buzëkuq të mirë.

6. Shoqja që është gjithmonë ‘on a wellness journey’
Profili: Merr matcha, mban yoga mat në makinë, madje edhe flet “holistikisht”.
Çfarë t’i marrësh:Një shishe ujëje që bërtet “I go to pilates”. Set qirinjsh me aroma që vetëm ajo i kupton.

7. Shoqja mommy to be
Me siguri e keni një në grup. Bliji një Ebook që të dijë çfarë e pret. Do ta vlerësojë shumë. Dhuratën e shtrenjtë lëreni për kur të vijë bebi.
Gjithsesi, kemi dhe një sugjerim tjetër për çdo rast. Mund ta mbyllni dhjetorin vetëm me përqafime, ose thënë ndryshe, fonde emocionale.