Sindi Tona, autorja e librit “Njësoj të ndryshëm”, njëkohësisht edhe vajza 14-vjeçare e Manjola Nallbanit ishte e ftuar pasdite e sotme tek “Rudina”.
Ajo foli për eksperiencën dhe përshtypjet e marra pas përfundimit të Panairit të Librit, ku mes të tjerëve, gjendej edhe i saji.
Pasi tregoi pak përse zgjodhi pikërisht temën e racizmit, ilustruar përmes dashurisë së dy adoleshentëve, Sindi u kthye tek mbështetja e saj më e madhe, Manjola.
E pyetur nga Rudina se si janë marrëdhëniet mes të dyjave, 14-vjeçarja u përgjigj:
“Ajo është shoqja ime më e ngushtë. Kaloj shumë kohë me të. Edhe kur është në punë, unë jam prapë aty, me të. Më shtyn të ndjek çdo ëndërr, është shembull i mirë. Jam shumë e lumtur që kam një njeri si ajo për ta ndjekur model në jetë!”- u shpreh Sindi e cila nuk i mbajti dot lotët kur përmes një video surprizë, Manjola tha s’do të kishte kërkuar kurrë të kishte një vajzë më të mirë se ajo.