Pas pak javësh temperaturat do të ulen ndjeshëm, por kjo nuk do të thotë që veshjeve plot stil u iku koha. Me disa truqe të vogla dhe me pak shpenzim do të dukeni sikur keni një garderobë të re.
Palltot e gjata dhe të gjera janë përherë një zgjidhje ideale. Ato kombinohet me pulovra të ngrohta, këmisha, xhaketa etj. Mund t’i vishni me pantallona serioze, por edhe me xhinse të ngrisura. Kur është me të vërtetë shumë ftohtë, hidhni sipër edhe një shall. Do të dukeni stil dhe nuk do të thani së ftohti.
Çizmet mbi gju janë të përshtatshme për t’u veshur me fustane, xhinse, pantallona etj. Ato nuk do e lënë asnjëherë në baltë fantazinë tuaj. Ndjehuni të lira dhe vishini me çfarë të doni.
Ndryshoni pallton tuaj të vjetër thjesht duke i vendosur një rrip në mes. Rripi do krijojë idenë e një palltoje të re dhe do të dukeni super. Ky truk do të përdoret edhe në vjeshtën e 2018-s.
Peliçet! Eh, kush nuk i do! Ato i japin gjallëri veshjeve të dimrit sidomos kur kombinohen me një çantë lëkure ose me aksesorë të tjerë.
Në dimër femrat “mburren” me çizmet dhe palltot, por pse jo të mos gjuani më lartë? Një kapele e ngrohtë që bie në sy do t'ju dallojë nga të tjerat.
Burimi: Style Caster